• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Reforma zgjedhore, peng i komplekseve të Lulzim Bashës

September 19, 2019
in Aktualitet, Blog

Nga Ardit Rada

Lulzim Bashës i është dhënë mundësia që të shtrëngojë duart me ambasadorin e OSBE pas asaj që i bëri në dyert e shtëpisë. Por ai e ka refuzuar në mënyrën më të turpshme tryezën e Bernd Borchardt, duke u shprehur se nuk i ka ardhur ftesa me zarf ende. Edhe pse lajmi se OSBE fton çdo parti të interesuar për Reformën Zgjedhore kishte dy orë që ishte bërë publik. Së dyti, Basha vijoi fyerjet ndaj misionit duke u shprehur se kush mendon që kriza zgjidhet me tryeza, po sheh thjeshtë iluzione. Kjo, sa për të ilustruar sesi lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka ndër mend të bëjë një ‘mea culpa’ për zullumet e para 30 Qershorit, qoftë edhe për shkarravinat në pallatet e ambasadorëve.

Sot, Damian Gjiknuri është vetëofruar të largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore nëse është ai shkaku pse opozita e rrugës nuk ulet në tryezë. Ofertës së tij PD i është përgjigjur me Gazment Bardhin që kërkoi jo vetëm të largohej Gjiknuri, por edhe te burgosej. Dhe kjo, sa për të ilustruar sesi kërkesat e selisë blu sa vijnë e shtohen në numër dhe përmbajtje, vetëm për t’u ikur tryezave si djalli prej temjanit.

Në fakt, të gjitha refuzimet e Lulzim Bashës për dialog nuk lidhen vetëm me vullnetin, por mbi të gjitha me komplekset që i ka krijuar vetes së tij. I etiketuar nga të tijët, edhe publikisht, si njeri i pazareve për pushtet, atij i duhet me doemos të shmangë çdo kontakt me mazhorancën. Qofshin ato me rëndësi të jashtëzakonshme për sistemin politik e shoqëror.

Problemi që Lulzim Basha nuk ka kuptuar ende është fakti që edhe pse jashtë Kuvendit, ai po vijon të përkëdhelet nga socialistët duke mos e formuluar tryezën pa të. Pra, po i jepet mundësia të propozojë një sistem të ri zgjedhor, një korrigjim themeltar të Kodit aktual e shumë të tjera si këto, që kryeopozitari po i refuzon orët e fundit.

Emrat që i rrinë në krah dhe i kujtojnë 17 majin e dy viteve më parë, janë treguesit sesa i dobët është Basha si lider opozite. Aq sa dialogun për reformën zgjedhore e mban pezull vetëm prej komplekseve apo çoroditjeve që ka brenda koalicionit.

Next Post

Gazetari hedh dritë mbi trupën gjykuese që do të jap vendimin për Tahirin: Po monitorohen!

Shqipëria me sy nga televizori për çështjen "Tahiri", ja çfarë po ndodh tek K.rimet e Rënda

Saimir Tahiri nuk a.rrestohet sot, avokati i njohur zbulon arsyen

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved