• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja pse Komisioni i Venecias rrëzoi ligjin e pronave dhe defektet që duhet të përmirësohen në draft!

October 5, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Komisioni i Venecias dy ditë më parë, përmes një drafti i kërkoi qeverisë shqiptare që të rishikojë projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë. Sipas Venecias, ky draft është i paqartë dhe lejon Këshillin e Ministrave të ndërhyjë më shumë nga sa duhet. Mbi opinionin e Komisionit të Venecias reagoi kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi.

Në një reagim për gazetën “SOT”, Vorpsi dha argumentet se pse Venecia e rrëzoi ligjin e pronave, duke theksuar edhe të gjitha defektet që duhet të përmirësohen në draft. Sipas tij, ligji aktual nuk ka të përcaktuar një afat kohor se kur shteti shqiptar duhet të kompensojë pronarët, duke shtuar se për gjatë 30 viteve çështja e pronave ka qenë çështja më e nxehtë në duart e çdo qeverie. Vorpsi shtoi që defekti që duhet të përmirësohen në draft është çështja e legalizimit të pronave, duke shtuar se ky draft duhet të rishikohet. “Në thelbin e vet projektligji është i mirë, por çështja e pronave ka 30 vjet që është një “patate e nxehtë” dhe që u djeg duart çdo qeverie kur vjen, patjetër që ky projektligj nuk mund të kalonte. Ai draft që ka të bëjë me legalizimin e pronave do të rishikohet sërish. Ligjvënësi jo vetëm që shtyu afatin e vetëdeklarimeve, por rriti edhe parcelën e ndërtimeve nga 300 metra në 500 metra. 1/3 e pronave janë me tituj pronësie shtet. Por shteti vendosi edhe hallkën tjetër, që njëkohësisht me daljen e lejes së legalizimit të jepen edhe certifikatat e pronësisë për personat që janë në proces legalizimi. Ende nuk ka një afat kohor se kur shteti shqiptar duhet të kompensojë qytetarët shqiptarë. Ligji i 2006 kishte një periudhë 6 mujore, por sot nuk ka një afat kohor se kur shteti shqiptar duhet të shpronësojë pronarët që janë në proces legalizimesh. Të gjitha këto ishin të parashikuara në projektligjin që Komisioni i Venecias i rrëzoi”, u shpreh Vorpsi.

Ligjet për pronat

Më tej, kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi deklaroi se aktualisht janë 16 ligje të cilat pengojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kthimin e pronës te pronarët e vërtetë. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të kompensojë të gjithë pronarët, ku vlera totale është 15 miliardë euro. “Sot në Republikën e Shqipërisë janë 16 ligje të cilat e pengojnë kthimin e pronës te pronarët. Deri tani janë 500 hektarë tokë që duhet të shpronësohen për procedurën e legalizimeve, e cila ka vlerën e 100 euro për metër katror. Në këtë mënyrë shteti shqiptar duhet të kompensojë 5 miliardë euro pronarëve shqiptarë. Qeveria shqiptare i kërkoi këtë opinion Komisionit të Venecias sepse jemi në kapërcyell të hapjes së negociatave. Sa të hapen negociatat me Bashkimin Evropian, kapitulli i parë që do të vendoset në tryezë do jetë kapitulli 25, i cili ka të bëjë me çështjen e pronave. Por vlera që shteti i detyrohet pronarëve sot është 15 miliardë euro”, deklaroi ai. Vorpsi u shpreh se shteti e ka detyrim që ti shpronësojë të gjithë pronarët. “Komisioni i Venecias e ka thënë që ligji 133 do gjykohet nga Gjykata e Strasburgut. Por kjo gjykatë e ka rrëzuar kërkesën e qeverisë shqiptare dhe është shprehur që pronarët shqiptarë duhet të shpronësohen me vlerën aktuale që ka prona. Është detyrim i shtetit shqiptar që duhet ti shpronësojë të gjithë pronarët. Por edhe në 2025 kur të kenë ardhur të tjerë politikanë në pushtet do thonë që ne jemi një shtet i varfër dhe nuk kemi për ti kompensuar të gjithë”, u shpreh Myrshit Vorpsi. /Elisjeda Kiko

Next Post

"Filozofi" Vasali i LSI sulm komik Komisionit të Venecias: Ka ndërhyrë në çështje që nuk i takojnë

Braçe tregon prokurorin e akuzuar nga Rama për lidhje me krimin Arjan Ndoja

Çështja “Hajdari” drejt SPAK: Krimet e R,ënda marrin në dorë dosjen e Izet Haxhisë! Përzgjidhet trupa gjyqësore

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved