• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjermania lobime pro Shqipërisë për hapjen e negociatave: U dorëzon vendeve anëtare plan kompromisi për 18 tetorin!

October 6, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Qeveria gjermane po lobon mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas Reuters, Gjermania u ka propozuar vendeve anëtare të BE-së një plan për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nëpërmjet këtij plani, Gjermania u sugjeron vendeve anëtare nisjen e procesit edhe për Shqipërinë, por në aspektin parimor dhe në këmbim të përmbushjes së një sërë kushteve.

Qeveria gjermane po lobon që BE të hapë negociatat për Shqipërinë para fundit të vitit 2019, por nuk ka vendosur një datë të caktuar për shkak të kushteve zyrtare që duhet të përmbushë Tirana. Sipas Reuters, ky plan që ka hartuar Gjermania, u është prezantuar vendeve të BE-së këtë javë. Ky plan mund të shërbejë si një kompromis mes atyre vendeve të BE që kërkojnë të afrojnë vendet e Ballkanit dhe atyre që e shohin me skepticizëm afrimin e tyre si Franca, Holanda dhe Danimarka. Plani në fjalë shpreh mbështetjen edhe për Maqedoninë e Veriut dhe sugjeron që takimi i parë ndërqeveritar mes ekzekutivit të Shkupit dhe zyrtarëve evropianë të mbahet nga fundi i këtij viti. Në lidhje me Shqipërinë ky plan propozon disa reforma që Tirana duhet t’i përmbushë përpara këtij takimi. Këto reforma nisin me plotësimin e vendeve vakante të gjykatave dhe shkojnë deri tek rregullimi i ligjeve elektorale, si edhe ngritja e strukturave siç është SPAK, BKH dhe lufta kundër korrupsionit. Ndërkohë kujtojmë se edhe më herët qeveria gjermane ka ndihmuar për ecjen e mëtejshme të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi pak kohë më parë se qe kancelaria Angela Merkel ajo që mori “PO-në” dhe bindi Bundestagun gjerman që të vendoste pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka Gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë”, u tha Merkel deputetëve, sipas Ramës. Nga ana tjetër ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka qenë tejet optimist dhe pozitiv për hapjen e negociatave. Ai e ka cilësuar reformën në drejtësi si pjesë e historisë moderne, ku bëri thirrje të mos ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.

Next Post

Gara për kryeprokurorin: Dyshime se kandidatët mund të kenë kryer shkelje pasi kaluan vetingun, nisin verifikimet nga e para

Ndodh për herë të parë, kush është zyrtari i lartë i qeverisë Rama që votoi në Kosovë që në orët e para të mëngjesit: Unë jam qytetar i Shqipërisë! (FOTO)

Lulzim Basha: Monika thotë tjetër gjë me gazetarët, e tjetër gjë kur është me mua tek e tek

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved