• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot hyn në fuqi ashpërsimi i Kodit Penal: Burg kush bllokon rrugët! A do t’i bllokojnë si protestues ish deputetët e rrugës?!

October 8, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja të bëra në Kodin Penal, ku ashpërsime të dënimeve ka për disa vepra penale, si bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, e drejta e autorit, dhuna ndaj kafshëve (kush vret një kafshë apo e keqtrajton rrezikon deri në 2 vite burg), cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, e dhuna për shkak të detyrës. Ashpërsimi i Kodit Penal pritet ti japë zgjidhje edhe situatës së krijuar që prej një viti në Unazën e Re, ku banorët protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën.

Vetëm kjo vepër penale, sipas ndryshimeve, bllokuesi i rrugës, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë, ose rrezikon dënimin deri në 3 vite burgim. Ndërsa për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, autori rrezikon të dënohen nga 1 deri në 3 vite burgim, ndryshe nga sa parashikohej në Kodin e vjetër Penal, me gjobë deri në 2 vite heqje lirie. E ndërsa kur kjo vepër kryhet në ambientet e institucionit ku personi ushtron detyrën, Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 5 vjet heqje lirie.

Ndryshim në Kod është bërë edhe për dhunën në aktivitete sportive, ku goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet burgim, e ndërsa për përsëritësit e kësaj vepre dënimi shkon deri në 5 vjet heqje lirie. Po deri në 5 vite burgim do të dënohen edhe ata persona të cilët gjatë ndeshjes hyjnë brenda në fushë, apo hedhin sende brenda saj. Për “Armëmbajtjen pa leje”, Kodi i vjetër Penal parashikonte nga 3 deri në 7 vjet burgim, e ndërsa me ndryshimet e reja, dënimi parashikon nga 7 deri në 15 vjet heqje lirie. Ashpërsim në dënim do të ketë edhe për sigurinë ushqimore, ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet burgim.


        
 
Next Post

VIDEO/ Stadiumi drejt përfundimit, gati për Francën

Kreshnik Spahiu: Ja çfarë do të ndodhte sikur Albin Kurti të kandidonte në Tiranë kundër Ramës, Metës dhe Berishës

A ka moral Ilir Meta kur sulmon si Lulzi Basha?! Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat e shtëpisë për negociatat! Kanë futur hundët tek drejtësia

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In