Parlamenti shqiptar edhe pse më i padituri në botë, mbeti sot me gojë hapur nga oratoria e deputetes Majlinda Halilaj.
Në një fjalim nga foltorja e Parlamentit, Halilaj foli gjerë e gjatë për Korporatën e Investimeve.
Ky fjalim qesharak, kaloi automatikisht në vend të dytë, Rudina Hajdarin, e cila deri ditën e sotme, ishte deputetja që nuk kishte mundur të vendoste fjalën e tretë në fjali.
Deputetja Halilaj, edhe pse ishte përpjekur dhe ishte përgatitur për një kohë të gjatë, për të lexuar fjalimin dhe sidomos fjalën “korporatë”, nga goja e saj dilte gjithmonë fjala “KOPËRATË”.
Pas një kërkimi në faqen zyrtare të Kuvendit, mundëm të siguronim CV-në e zonjës Halilaj. Në CV ajo thotë se ka përfunduar arsimin e lartë, por mungon viti, universiteti dhe dega. Thotë që ka ditëlindje, atësi dhe vendlindje, të dhëna këto që i ka çdo qenie njerëzore që ka lindur mbi këtë tokë.
Për ironi të fatit, kjo deputete me këto të dhëna, ka zëvendësuar në Kuvend, pikërisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Në fakt është vetë Lulzim Basha, që pa ju dridhur dora, e ka futur këtë deputete në listat e Partisë Demokratike.
Nëse nuk e besoni se sa i madh është fataliteti i Lulzim Bashës, me zgjedhjen e kësaj deputete, ndiqni videon dhe lexoni CV-në e Majlinda Halilajt:
VIDEO:
Klevis Balliu, djali i Fahri Balliu, ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Parlamentin e Shqipërisë.
Nga foltorja e Kuvendit, ai është përpjekur të lexojë me përpikmëri atë ç’ka kishte të shkruar, por duket se nuk ka mundur t’i shqiptojë ashtu siç duhet fjalët.
Në disa raste ai ka ngatërruar fjalitë me njëra-tjetrën duke i dhënë fjalimit tonin e një bisede të lirë kafeneje apo ngjallur dyshime mbi autorësinë e tekstit.
Mbase deputetit të ri Balliu i duhen edhe disa leksione në komunikimin publik, përpara se të dalë përpara një audience dhe të shkaktojë gaz tek deputetët e pranishëm apo qytetarët.
Më herët ai ka deklaruar se në të shkruar bën shumë gabime, ç’ka u bë e dukshme edhe në CV e dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.