Nuk e paskemi ditur që në krye të një partie, që predikonte demokraci, kemi patur një ballist të fshehur e kontrabandë, që na drejtonte vendin. Në të vërtetë ai e nxori kokën qëkur dërgoi tanket e avionët të vriste popullin e Vlorës, por kjo u quajt një mundësi për të mbajtur pushtetin. U vranë, po vriten e do të vriten me mijëra shqiptarë, se ai i armatosi e i futi në konflikte të thella, që nuk kanë të pushuar.
Tani na është strukur e kujtohet të hedhë nga një grusht miza kundër vendit të tij. A thua të jetë shqiptar, krimineli Sali Ram Berisha? Me këto veprime e deklarime që publikon, ai po i zëvendëson me dinjitet ballistët, që luftuan kundër Shqipërisë. Pa pikë turpi na del e falënderon Macronin, që nuk pranon Shqipërinë të anëtarësohet në familjen evropiane!
Kush mund ta bëjë këtë veç këtij antishqiptari? Si e mban e zeza parti, që e ka shpallur edhe lider historik? Zaten e gjithë partia e tij me opozitën e rrugëve, nuk lanë gur pa lëvizur për të mos u hapur negociatat. Të gjitha gazetat dhe mediat e djathta, ditën që diskutoheshin negociatat, në vend që të nxirrnin ndonjë shkrim redaksional në mbështetje të tyre, shkruanin e flisnin kundër Shqipërisë! E gjitha kjo për të mos u realizuar reformat nga të cilat ndëshkohen vetë.
A e dini si i cilësonte Hitleri ballistët e Shqipërisë? Është e turpshme ta citosh, po kjo ishte e vërteta e hidhur e këtyre që e quanin veten Balli i Kombit. Se çfarë balli ishin ata lexoni thënien e Hitlerit: “Ata ishin njerëzit më të poshtër, se më ndihmuan mua për të pushtuar vendin e tyre”. A ka turp më të rëndë kur të akuzon pushtuesi, që e ke ndihmuar? Tani na del një farë Saliu e gëzohet, që një vend i Europës nuk e pranon Shqipërinë në gjirin e saj! Nuk ka bërë vaki në gjithë botën, që një mjek, që pretendon të shërojë njerëz, të jetë katran nga shpirti e të bëjë deklarata të tilla! Negociatat nuk bëhen për Edi Ramën e Partinë Socialiste, po për të gjithë popullin shqiptar. Dhe ky njeri na del kundër popullit të tij.
Madje dhe pinjollë të partisë së tij kanë deklaruar e kërkuar që të mos hapen negociatat, që të dalin në protesta se s’kanë arsye tjetër! Asnjë alternativë nuk kanë që t’ia paraqitin popullit, por presin nga ndonjë e keqe që t’i vijë Shqipërisë nga jashtë. Në këtë rast Shqipëria nuk ka asnjë faj sepse i ka përmbushur të gjitha detyrat që i ngarkoi Europa. Gënjeshtare mbeti Evropa për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ç’punë i prish Europës pranimi i këtyre dy shteteve për rinovimin e vetë këshillit? Por më keq nga disa vende të botës, na janë bërë ca ballistë, që e duan Shqipërinë të vuajë përjetësisht, vetëm të shpëtojnë kokën e tyre. A u bëri përshtypje tërë ai duf i presidentit për të mbuluar gafën e tij me zhdekretimin? Ishte periudha kur të gjithë duhet të heshtnin për t’u angazhuar e mbështetur negociatat e Shqipërisë.
Opozita, me të cilën është bashkuar edhe presidenti, zhurmoi kundër vendit sikur të ishin refugjatë në vendin e tyre. Kur një pjesë e drejtuesve të Bashkimit Europian luftojnë ta sqarojnë kundërshtinë e disa shteteve, se nuk janë kundër Shqipërisë, po për shkaqe të vetë Bashkimit Europian, opozita, analistët pa farza në kokë dhe një pjesë e medias, na gërmojnë për të gjetur gabime të qeverisë e ta fajësojnë se ajo nuk plotësoi detyrat e vëna! Ç’është ky zell i madh për ta nxirë vendin e tyre? A nuk u ngjajnë këta ballistëve të dikurshëm, që duke u bashkuar me pushtuesit i sollën dëme të pallogaritshme vendit të tyre? Qenka e thënë që kjo Shqipëria e varfër të mos bëjë prokopi nga ringjallja e ballistëve. Tani u kuptua ashiqare, se krerët e opozitës paskan bërë gjynahet e botës dhe duanë të shpëtojnë kokat e tyre nga SPAK-u që është në prag të ngritjes e veprimit.
Nuk e mendonim kurrë se brenda sistemit të drejtësisë do të kishim hajdutë për të na gjykuar. Dhe atyre ua zbuloi maskën vetingu, të cilët i flaku tutje. Dhe ata janë tulatur me bindje se do t’i gëzojnë ato lekë që i kanë marrë popullit të varfër në këmbim të ndonjë allishverishi. Ligjet e shtetit, që ata i shkelën, s’duhet të heshtin e mëshirojnë kundër tyre. Djersa e popullit duhet t’u kthehet atyre që u takon, kurse ata le ta provojnë njëherë birucën që ta dinë mirë se kush është ligji i vërtetë dhe kush ai ligj,që për interesat e tyre shpunë nëpër burgje njerëz të pafajshëm. Të shkelësh ligjin do të thotë të jesh kundër vendit tënd. A thua t’i fshijë njëherë e mirë SPAK-u këta antish