Ky është konsulli i nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti rol të pazëvendësueshëm në misionin për lirimin e Alvinit të cilin e falënderoi edhe kryeministri Rama pak minuta më parë kur shpërndau foton e ministrit Lleshaj me Alvinin.
”Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane———-Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm–”.
Por, kush është konsulli i nderit të Shqipërisë në Liban që përmend kryeministri Rama? Ai quhet Marc Ghorayeb dhe është Konsull i Përgjithshëm Nderi në Liban me zyrë të konsullatës së nderit në Tripoli.
Konsulli i Nderit është një funksionar konsullor nderi dhe si rrjedhim është pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë. Emërimi i tyre bëhet me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme.
Konsulli i Nderit është përfaqësues zyrtar i një shteti në territorin e një shteti tjetër, që vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit dërgues dhe për të lehtësuar shkëmbimet në fusha si ekonomia dhe kultura.