• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndryshon strategjia e BE: Anëtarësimi i Shqipërisë i pamundur

November 14, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Qendra për studime ndërkombëtare ekonomike në Vjenë (WIIW) vlerësoi së fundmi se BE është e detyruar të ndjekë një strategji të re për zgjerimin, duke lënë mënjanë anëtarësimin dhe duke vënë në vend të tij, integrimin.

Analiza vë në dukje se perspektiva e zgjerimit në Ballkan do të jetë e largët dhe veçmas për Shqipërinë kjo do të jetë e pamundur.

Për vendet jo-anëtare të BE-së që duan të anëtarësohen, perspektiva e zgjerimit nuk është shumë pozitive. Synimet për zgjerim më 2025 të vendeve që kanë hapur negociatat duket jo realiste.

Vendimi i fundit nga Këshilli për të bllokuar fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e nënvizon këtë.

Lëvizjet e fundit në Holandë drejt pezullimit të liberalizimit të vizave për shqiptarët janë gjithashtu një sinjal.

Nga ana tjetër zhvillimet në mesin e vendeve anëtarë kanë zbehur optimizmin për shkak të zhvillimeve radikale në politiken e Hungarisë dhe Polonisë dhe nevoja për monitorim të vazhdueshëm të korrupsionit në Rumani dhe Bullgari.

Analiza thekson se “zgjerimi, veçanërisht për një vend si Shqipëria, është i pamundur në vitet e ardhshme. Nëse po, BE duhet të mendojë më shumë për diçka të re që mund të krijohet për këto vende, do të thotë integrim, por jo anëtarësim i plotë”.

Polonia dhe Hungaria kanë dëmtuar marrëdhëniet e tyre me Brukselin, dhe pakënaqësitë ndërmjet shteteve anëtarë për zgjerimin janë rritur.

Nga pesë strategjitë për të ardhmen e BE-së të përshkruara nga Komisioni Europian më 2016 “Ata që duan, të bëjnë më shumë” tani mund të jetë opsioni i preferuar francez.

Kjo nënkupton integrim më të madh në thelb dhe jo anëtarësim.

Por një rend i ri ekonomik dhe politik do të jetë i vështirë për vendet që ishin në procesin e zgjerimit.

Rajoni është duke u përballur me një rënie demografike të pashembullt për një kohë paqeje.

Për më tepër, ekonomia e së ardhmes do të jetë gjithnjë e më shumë do të përcaktohet nga automatizimi dhe dixhitalizimi. Të gjitha zhvillimet në Rajon vijnë përkundër sfidave afatgjata për Rajonin që ka një prapambetje të trashëguar dhe distancë nga qendrat e inovacionit.

Tendencat e brendshme politike janë gjithashtu shqetësuese. Kjo është veçanërisht me autoritarizmin dhe kapjen e shtetit, dhe rënien e cilësisë, pavarësisë së institucioneve.

Këto përkeqësime nuk vlejnë vetëm për të dyshuarit e zakonshëm Polonia, Hungaria, Rusia dhe Turqia, por edhe për vendet e tjera në Ballkan.

Cilësia e qeverisjes do të përkeqësohet më tej. Liberalizmi dhe demokracia nuk i kanë të thella rrënjët në rajon, veçanërisht kur krahasohen me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.


        
 
Next Post

Zbardhet lista: 48 gjyqtarë e prokurorë futen në skanerin e vetingut, nga emrat që u bllokoi vizën SHBA, te të kallëzuarit për fshehje pasurie

Kurti përgjigje Ramës: ‘Shengeni’ s’nis me Serbinë, por me Kosovën

Shkelës i paturshëm i Kushtetutës apo analfabet funksonal?! Kreu i KED i përgjigjet me nene dhe ligje delirantit të trembur Meta

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In