Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat i opozitës së re, Valter Haliti u tregua kritik ndaj vendimeve të qeverisë lidhur me shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Sipas tij edhe sot po ta pyesni sot kryeministrin thotë se Shqipëria nuk ka pasur president më të mirë. Valteri thotë se ai është më i miri nga të këqinjtë, ndaj edhe i kërkon Ballës që të mbledhë Komisionin për shkarkimin e tij.
“Me keqardhje po shoh që mazhoranca e paska humbur kujtesën e saj. Këta ose janë prekur nga amnezia të gjithë bashkë ose po tallen me shqiptarët, të cilët nuk po dinë kë të dëgjojnë më përpara për presidentin Ilir Meta. Njëherë u del kryeministri dhe thotë president më të mirë nuk ka pasur Shqipëria madje edhe po ta pyesni sot nuk ka për ta mohuar.
Dhe për këtë shqiptarët shqyejnë sytë se u kujtohet Rama kur mori mandatin e 2013-tës me premtimin se do të bënte drejtësi, pastaj katër vite më pas tha se ai që doli cullak në video qenka më i miri dhe më i miri i kujtve? Më i miri i të këqinjve, se 21 janarin për Ilir Metën e keni bërë. Nuk e keni bërë as për mua as për këta njerëzit këtu. Patjetër që nuk i heq asnjë presje se nëse ai është më i miri i të këqinjve, mjerë shqiptarët nga kush po qeverisen.
Pak më parë na doli në foltore, kryetari i grupit parlamentar socialist që mendon komplet tjetër nga kryeministri për presidentin. Që është shkelës kronik i Kushtetutës. Pra presidenti më i mirë që ka pasur vendi jonë që ju e votuat me duartrokitje dhe me dajre me daulle këtu na qenka shkelës kronik i Kushtetutës. Faji i kujt është? I opozitës apo i shqiptarëve. Një pyetje kam për ju zoti Balla, po më i keqi nga ju çfarë mund të bëjë tjëtër? A keni gjë tjetër në dorë që mund të bëni? Keni tre muaj që luani kukafshehti për presidentin e Republikës dhe s’keni guxim as të mblidhni Komisionin Hetimor. Çfarë ka mbetur më për të bërë te ai Komision Hetimor?”, u shpreh Valteri./Fjala.al