Më 17 nëntor, Tirana festoi 75-vjetorin e çlirimit. Historia e përcakton 17 nëntorin e vitit 1944 si një nga operacionet më të rëndesishëm që ka zhvilluar ndonjëherë njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.
Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës.
Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Duke u gdhirë 17 nëntori, komandat gjermane nuk shikonin asnjë mënyr shpëtimi dhe kështu ato u tërrhoqën . Pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë,17 nëntori i vitit 1944 u shënua dita e çlirimit të kryeqytetit.