Presidenti serb ka pranuar se vuan nga një sëmundje kronike. Në një konferencë shtypi, i pyetur nga mediat në lidhje me pretendimin se gazetari i TV Miodrag Sovilj u bë shkak për shtrimin e tij në spital të premten, Vuçiç tha: “Njeriu nga televizioni juaj nuk ka të bëjë fare me shëndetin tim”.
“Unë jam njeri i sëmurë. Kam një sëmundje kronike“, tha Vuçiç, duke shtuar se kishte mbërritur në konferencë direkt nga spitali, ku po ndiqte një terapi.
“A më shqetëson mua kur dikush që supozohet të jetë gazetar thotë se ‘mos i hyj kësaj pune nëse nuk mund ta durosh” – Unë mundem.
Unë gëzohem sepse për shkak të këtyre pyetjeve unë më lehtë mund t’ua shpjegoj njerëzve ndryshimin mes thënies së të vërtetës dhe gënjeshtrës“, tha Vuçiç.
“Pra, gjendja ime shëndetësore nuk ka asnjë lidhje me televizionin N1. Këto janë problemet e mia personale. Unë nuk jam një njeri në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, por përderisa kam energji, do të luftoj. Nuk dua të hyj në detaje“, përfundoi Vuçiç.