• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta vendos të hedhë vetë shortin për KED, ja strategjia e presidentit për të nxjerrë jashtë loje Ardian Dvoranin

November 23, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ilir Meta ka vendosur të hedhë vetë shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë. Një vit më parë presidenti Meta ia delegoi këtë të drejtë Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të përplasjeve me Parlamentin sa i takon leximit ndryshe për procedurën mbi hedhjen e shortit.

Por për këtë viti Meta duket se ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të hedhë më 5 dhjetor në ambientet e Presidencës shortin për zgjedhjen e KED. Vendimin e bëri publik vetë Presidenca në faqen e saj zyrtare, pas takimit që kreu i shtetit pati me Besnik Muçin. Mes të tjerash, zoti Meta vë në dukje faktin se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese.

“Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet të gjithë veprimtarinë e Këshillit, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti tentativë për të nxjerrë jashtë loje Dvoranin

Por duket se vendimi i presidentit Ilir Meta për të hedhur shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është një lëvizje strategjikë për të nxjerrë jashtë Ardian Dvoranin. Ky i fundit është i vetmi përfaqësues i Gjykatës së Lartë dhe sipas ligjit zgjidhet automatikisht kreu i KED. Por për zotin Dvorani kreu i shtetit ka kërkuar ndjekje penale. Kështu që, duke qenë se ligji e përcakton se nëse një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së.

Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vetingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria. E gjithë kjo situatë do të thotë se nëse nis hetimi kundër Dvoranit, pas kallëzimit të Ilir Metës, ai mbetet jashtë KED-së dhe në kushtet kur nga Gjykata e Lartë nuk ka asnjë emër tjetër (pasi Medi Bici është anëtar i KLGJ), ky institucion futet në ngërç.

Pra, duket qartë se presidenti Ilir Meta e ka paditur qëllimisht në prokurori Ardian Dvoranin, në mënyrë që ta nxjerrë jashtë loje atë dhe ta përjashtojënga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Thënë më troç, Meta u “hakmor” ndaj Dvoranit me këtë lëvizje. Megjithatë, kjo lëvizje e kreu të shtetit mund të rezultojë si një tentativë e dështuar, pasi nëse prokuroria nuk regjistron procedim penal ndaj Ardian Dvoranit deri në datën 5 dhjetor, ky i fundit zgjidhet automatikisht anëtar dhe kreu i KED. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. /Rigels Seliman


        
 
Next Post

KLP fut në panik të korruptuarit: Të hënën zgjidhen 8 anëtarët e SPAK dhe hapet gara për kryetarin Ja emrat që do të hetojnë politikanët!

Asistencë nga FBI: Amerikanët nisin punën për Byronë e Hetimit! Sjellin në Tiranë poligrafët e parë për të skanuar emrat që do të hetojnë pushtetarët

Çfarë është Poligrafi, testi më profesional për të zbuluar të vërtetën që FBI ka sjell për BKH-në shqiptare?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In