Kryeministri i vendit, Edi Rama, zëvendëskryeministri, Erion Braçe dhe imami, Elvis Naçi kanë shkuar mbrëmjen e sotme, në Durrës, pas tërmeteve.
Rama u shpreh se, njerëzit e tundojnë Perëndinë duke bërë gam-gam.
“Dje ka qenë dita e shokut, por edhe që duhet të nxirreshin nga thellësia e gërmadhe. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë komunitetit Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë la ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë.
Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemin. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dorës. Çdo një që vendosi gjithsecili do të shkojë tek ata që janë në nevojë, Të gjitha paratë, edhe ato të buxheti do të jenë bashkë dhe të gjithë do të marrin përgjegjësit e menaxhimit.
Njerëzit të mos e diskutojnë faktin se po e çoj lekun, por s’di se diku do shkojë. Po vijnë ndihmat nga katër anët. Ne do të japim një shembull e të mësojmë prej njëri-tjetri. Me thënë të drejtën, e thashë edhe më parë: E tundojmë Perëndinë duke bërë gama gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak. Më urtë më butë, më qetë. Ka një kohë për të luftuar, ka një kohë për të heshtur. Ka një kohë për të fjetur dhe ka një kohë për t’u zgjuar”, tha Rama.