• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shoqata e inxhinierëve: Të pezullohen pallatet në ndërtim

December 14, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Pezullimi i lejeve nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit në qarqet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit sipas ekspertëve inxhinierë duhet të shoqërohet edhe me pezullimin e çdo ndërtimi, që është në proces në kryeqytet dhe zonat e tjera.

Kreu i Shoqatës së Inxhinierëve, Faruk Kaba, i cili është i angazhuar në inspektimet në terren thotë për TV TemA se një verifikim për ndërtimet që janë në proces është i domosdoshëm, për të parandaluar pasojat që mund të shkaktohen në të ardhmen, kur pallati të jetë i banuar”

“Kam mendimin që duhet. Aq më tepër që ato nuk janë akoma të banueshme dhe masat inxhinierike mund të jenë të tilla që mund të lehtësohen në mungesë të pranisë së banorëve dhe vazhdimit të procesit të ndërtimit

Edhe pse pjesë e Komitetit të Rindërtimit të ngritur pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që goditi tre qarqet, zoti Kaba tregon propozimet e kësaj shoqate të bëra ndër vite, por që sipas tij nuk janë marrë aspak parasysh nga qeveritë në pushtet:

“Duhej të vinte një tërmet i këtij lloji që të nisnin të funksiononin disa gjëra. Në dy kongrese të rrugëve që kemi mbajtur, shoqata shqiptare e inxhinierëve konsulentë ka propozuar domosdoshmërinë e ngritjes së strukturave kërkimore shkencore, ku nuk përjashtohen dhe pajisje dhe teknologji për investigimin e tërmeteve dhe raportimin e masave dhe nevojave të këtyre emergjencave.

I janë dorëzuar qeverisë shqiptare për ngritjen e këtyre strukturave që na mungojnë, por deri tani për fat të keq, nuk është bërë asgjë.”

Sipas Kabës po të funksiononte urdhëri i inxhinierëve, situata do të ishte ndryshe. Për kreun e kësaj shoqate, ky institucion do të monitoronte më së miri zonat ku do të ngriheshin ndërtimet:

“Po të ishte ngritur urdhri i inxhinierit, por më parë strukturat shkencore siç kanë qenë para viteve ‘90, situata do të ishte ndryshe. Këto lloj strukturash nuk do të kishin lejuar të ngriheshin ndërtime të tilla që janë vulnerabël ndaj fenomeneve të tilla natyrore.”

Shoqata e Inxhinierëve thotë se duhet të rishikohen të gjitha lejet e dhëna nga pushteti vendor për shtesat në pallate, dhe të hetohet çdo shkelje ligjore që është bërë me këto ndërtime ndër vite. E paqartë mbetet sesi është operuar me akt-ekspertimet e inxhinierëve te huaj, që u thirrën për të parë dëmet e tërmetit, dhe nëse raportet e tyre u kanë shërbyer autoriteteve për të marrë vendim mbi shembjen ose riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Next Post

Do gjykojë Lulzim Bashën! Kush është Lazer Sallaku gjyqtari i “CEZ”, Izet Haxhisë dhe Ardian Fullanit?!

Përplasja për dosjen e lobimit, Prokuroria e Tiranës shkon në gjykatë me dy qëndrime

Fiskalizimi, rriten kostot për bizneset, çdo subjekt duhet të paguajë 5 mijë lekë për përshtatjen e kasave

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved