• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjirin e Lalzit që po e trondit termeti, duhet ta trondisi edhe “kiameti” i drejtësisë, si strofkull e ndyrë e m.afies politike! (FOTO)

December 15, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Mafia e pronave në Gjirin e Lalzit i ka fillesat vite më parë. Skema ka funksionuar deri në perfeksion. Përmes lidhjeve të politikës, por edhe zyrtarëve të Hipotekës, grupet kriminale kanë arritur të përfshijnë në certifikata pronësie toka pemishte e ranishte në pronësi të shtetit.

Më pas, këta zyrtarë kanë nxjerrë certifikata në emër të banorëve të zonës, që nuk kanë pasur asnjë pretendim pronësie. Janë të shumtë banorët e Gjirit të Lalzit që janë bërë pronarë të tokës shtetërore pa asnjë dijeni.

Më pas, këtyre pronarëve që grupet kriminale ua kishin përgatitur dosjet e pronësisë u kanë kërkuar blerjen e sipërfaqeve të tëra përkundrejt vlerave modeste.

Ka edhe një rast, kur një familje që ishte bërë krejt rastësisht pronare e një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Gjirin e Lalzit e ka shitur atë për 10 milionë lekë të vjetra me kontrata të rregullta, rast ky edhe i hetuar, por sigurisht që dosja më pas është mbyllur nën vulën “e ligjshme”.

Kjo është fillesa e mafias së pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Kështu kanë vijuar më tej grupet kriminale të vrasin e bëjnë atentate pafund me motiv çështjet e pronësisë.

Por, mafia e tokave në Gjirin e Lalzit është edhe zona ku pushojnë dhe shijonë vilat buzë detit politikanët shqiptarë. Gjiri i Lalzit ka vite që ka zgjuar ëndrrat e politikanëve dhe pas tyre edhe të ministrave e deputetëve për të ngritur atje çifligun e tyre, larg rrëmujës, streseve dhe shqetësimeve të turmës.

Gjiri i Lalzit prej vitit 2001 është kthyer në pothuajse “zonë ushtarake”, ku jo vetëm qytetarët e thjeshtë nuk mund të lëvizin lirisht dhe ku të duan, por edhe pronarët që kanë mbi 300 vjet që banojnë në ato troje, nuk e gëzojnë më këtë të drejtë.

Gjiri Lalzit, natyrshëm dhe pa bujë, u kthye në këto vite, zona ku ngritën strehën e tyre politikanët, ata që ishin nga 4 apo 8 vjet ministra, që janë ende kryetarë partish, ata që ishin për 4 mandate deputetë, ata që për 24 vjet gjenden ndoshta krejt rastësisht në politikë dhe shumë familjarë e miq të tyre.

Të qenit pronar i një vile apo apartamenti pushimi në bregdet duket se është bërë një normë për ministrat dhe politikanët shqiptarë. Afërsia e këtyre zonave, (Gjiri Lalzit 35 km larg Tiranës) duket se u jep politikanëve komoditetin e të qenët në zyrë në rastet kur kërkohen për takime pune. Kështu, në plazhin e Gjirit të Lalzit kryesisht kalojnë fundjavat apo pushimet e verës (dhe fundjavat gjatë dimrit), ministrat shqiptarë politikanët dhe deputetët, ku disponojnë apartamente, troje dhe së fundi janë edhe pronarë resortesh.

Vilat dhe apartamentet e politikanëve janë pothuajse të gjitha të hipotekuara. Asnjë prej tyre nuk është pa hipotekë, madje ka vila që hipotekimin e ka bërë sapo janë hedhur themelet. Vitet 2006-2013, mbetet edhe periudha ku zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë kryer numër rekord hipotekimesh të vilave dhe pallateve ku politikanët nën emrat e tyre apo emrat e kunetërve dhe baxhanakëve, kanë hipotekuar pronat e tyre.

Ish-ministrat Flamur Noka, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto apo Nasip Naço janë tashmë banorë me vilat e tyre në zonën e luksit në Gjirin e Lalzit. Por edhe Ilir Meta, Sali Berisha, apo fëmijët e ish-kryeministrit kanë vila. Por edhe ata me pak vite ministra, si Sandër Lleshaj, apo shumë zëvendësministra të Qeverisë së dikurshme e të tanishme.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, disa deputetë të PD dhe PS e shumë ambasadorë i shtohen listës së politikanëve me vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, ku pushojnë në verë e çdo fundjavë./shqip


        
 
Next Post

Evropa nën pushtetin e stuhive

Tërmet 6.8 në jug të Filipineve, shpëtohen njerëzit nën rrënoja (Video)

Sizmologët reagojnë për lëkundjet e forta gjatë natës: Ja pse nuk duhet tu referoheni aplikacioneve por Institutit të Gjeoshkencës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In