• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas “Shqiptarja.com” dhe “Shekullit” falimenton edhe gazeta “Mapo”! Flet karikaturisti Kapexhiu: Lajm i trishtueshëm, lus zotin të hapet prapë

December 19, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Pas gazetës Shqiptarja.com, një tjetër gazetë print nuk do të dalë më në treg.

Bëhet fjalë për gazetën “Mapo” e cila nuk do të dalë më në versionin e shtypit të shkruar.

Lajmin e ka bërë me dije karikaturisti Bujar Kapexhiu i cili ishte i punësuar në këtë gazetë.

Ai thotë se shpreson që të hapet përsëri.

“Të nderuar e të respektuar miqtë e mi të Facebook-ut kudo që ndodheni, ju dërgoj përshëndetjet e mia për gjithçka që kemi komunikuar së bashku.

Ky komunikim virtual ka qenë një kënaqësi e veçantë. Kemi shkëmbyer së bashku shumë ide dhe për këtë ju falënderoj të gjithëve, pa dallim.

Falënderoj të gjithë ata që i kanë pëlqyer dhe kanë shprehur fjalë të mira e inkurajuese për çdo krijim timin, por nuk mbaron këtu kontigjenti i falënderimeve, sepse kam rezervuar edhe një racion të bollshëm për të gjithë ata që nuk i kanë pëlqyer, apo kanë pasur vërejtje për karikatura të veçanta, ndoshta kanë shprehur dhe fjalë të rënda e jo etike. Edhe ata janë miqtë e mi dhe i falënderoj sinqerisht, me gjithë zemër, për angazhimin e tyre.

Edhe ata janë pjesë e veprës sime e, për të qenë më i saktë e i sinqertë deri në fund, kam mësuar prej tyre, edhe pse në çast të parë nuk kam qenë dakord, por me kalimin e kohës, larg nxehtësisë së parë të leximit, i kam mirëkuptuar dhe kam mësuar prej tyre.

Këtë çast që po shkruaj më vjen keq që ju jap një lajm të trishtueshëm. Gazeta MAPO nuk do të shihet më me lexuesin e saj. Lexuesi nuk do të prekë më letrën e faqeve të saj, ndoshta kjo mund të jetë e përkohshme.

Lus Zotin të jetë kështu!

Megjithatë, unë, për të mos humbur e për të mos u larguar nga të gjithë miqt e mi që kam pasur gjatë kësaj kohe e që mund të shtohen në vazhdimësi, do të vazhdoj bashkëpunimin me ju nëpërmjet karikaturës e zhanreve të tjera, si anekdota, shkrime humoristike, poezi humoristike e satirike për probleme të ndryshme, sidomos aktuale.

Me këtë rast ju informoj dhe për një hap të ri në komunikimin që mund të bëjmë së bashku.

Nëpërmjet këtij Facebook-u personal studioja jonë artistike do të pranojë me kënaqësi e do të realizojë me cilësi çdo kërkesë të miqve tanë për karikatura miqësore të llojeve të ndryshme, për raste festash, dasma, datëlindje etj. etj.

Edhe njëherë ju falënderoj për bashkëpunimin dhe ju çmoj si një ndihmë të rëndësishme e me shumë vlerë për jetën dhe krijimtarinë time. Faleminderit për gjithçka! Mbarësi kudo e kurdoherë!”, nënvizon Kapexhiu.

Next Post

VIDEO/ “ O k*qe kandari po të përdorin, do shkosh në b.urg”, kur Muç Nano paralajmëronte Salianjin

Pas betimit të anëtarëve të SPAK, reagon SHBA dhe BE: Koha e të paprekshmëve po merr fund

Lëkundjet e tërmetit, sizmologu mesazh qytetarëve: Qetësohuni, s’ka vend për panik!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved