• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

BBC: A është bërë Holanda një n.arko-shtet?! (Video)

December 22, 2019
in Bota, Dosja X

Është një pyetje e shtruar dhe më parë, por këtë radhë e ngre gjigandi mediatik BBC. Shkrimi i Anna Holligan nis me rrëfimin e kryetarit të sindikatës më të madhe policore në Holandë, Jan Struijs. “Ne kemi padyshim karakteristikat e një narko shteti”, thotë ai. “ Sigurisht, nuk jemi Meksika. Nuk kemi 14.400 vrasje. Por nëse shikoni infrastrukturën, paratë e mëdha të fituara nga krimi i organizuar, ekonominë paralele.

Po, ne kemi një narkos-shtet”. Fjalët e tij jehojnë në një shoqëri që është tronditur nga një vrasje e cila shkoi përtej “flluskës së jetës së nëndheshme kriminale”. Plumbat që i morën jetën të Derk Wiersum shkatërruan një konceptim të gabuar, që këtu është gati i pazakontë, thotë BBC: atë që kartelet e drogës vetëm vrasin vetëm “të vetët”. 44 vjecari, baba i dy fëmijëve u qëllua për vdekje përpara gruas së tij pranë shtëpisë së tyre në Amsterdam në muajin shtator.

Wiersum ishte avokat i një dëshmitari të prokurorisë Nabil B, i cili ishte kthyer në person kyç të cështjes kundër dy prej të dyshuarve më të kërkuar të Holandës. “Vrasja e tij në mes të ditës, në një lagjë tejet të qetë, u pa si sulm ndaj shoqërisë civile, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo u bë që të na frikësonte të gjithëve”, paralajmëroi prokurori publik Fred Westerbeke. “Por ne duhet të vazhdojmë të përdorim dëshmitarët kryesorë përndryshe nuk do të bëjmë dot përpara”, shtoi ai.

Një listë e gjatë incidentesh është dëshmi e brutalitetit të përshkallëzuar. Dy djem të rinj u vranë pak kohë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me kallashnikov, që i bëri shoshë me plumba edhe muret pranë tyre; një nënë u vra para fëmijëve të saj; një kokë e prerë u gjet përpara një kafeneje; vrasja e vëllait të një dëshmitari kyç, Reduan B, dhe vrasja e juristit Wiersum. Ka nisur të dëgjohet gjithmonë e më shumë përkufizimi “Mocro Mafia”, thotë BBC, që është gjuhë e rrugës: të rinjtë marokenë e thërrasin njëri tjetrin “Mocro”.

Megjithatë nuk janë vetëm marokentët të përfshirë në këtë valë krimi; ka dhe të rinj të rritur në zona të Amstersdamit, ku turistët nuk shkojnë kurrë, vazhdon shkrimi. Edhe përpara vrasjes së Wiersum, një raport i kryebashkiakut të Amsterdamit në muajin gusht e përshkruante kryeqytetin holandez si “ parajsën e kriminelëve të drogës”.

Next Post

Kllounet që mbrojnë muzeun e artit komunist, vetëquhen aktor... krijojnë versionin "Babole" për krimin ndaj aktorit Laert Vasili: "Një person që hiqet si aktor gris banderolat në 2 pas mesnate"!

"E pamundur t’i mbijetosh sfidave"! Majlinda Bregu flet pas Samitit: Ja çfarë përfitojnë vendet në Shengenin Ballkanik!

“Nuk të harrojmë”! Ardi Veliu letër ngushëllimi homologut malazez për v.rasjen e policit kufitar: Solidaritet me ndeshje volejbolli

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved