• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Udhëheqësit e Facebook-ut kërkojnë ndjesë, por transparenca ende mungon

April 8, 2018
in Kronike
        
 

Mark Zuckerberg ka kërkuar falje për atë që e quan “shkelje besimi” në lidhje me shfrytëzimin e të dhënave të 87 milionë përdoruesve nga kompania Cambridge Analytica. Në Uashington po qarkullojnë pyetje të shumta, ndërsa shefi ekzekutiv i Facebook-ut përgatitet të dëshmojë përpara Kongresit më 11 prill.

Por, nëse dëshmia do të sjellë ndryshime reale për mbrojtjen e të drejtës së privatësisë mbetet për t’u parë. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh.

Mark Zuckerberg e pranon përgjegjësinë kur zihet në gabim. “Ne nuk e analizuam si duhet përgjegjësinë që kishim. Dhe ky ishte një gabim i madh. Dhe ishte gabimi im” tha ai.

Po ashtu edhe e dyta në detyrë në Facebook, Sheryl Sandberg. “Kemi bërë gabime të mëdha dhe këtë e dimë”. Por drejtuesit e Facebook-ut nuk po pranojnë tërë fajin.

“Shumica dërrmuese e të dhënave që Facebook-u di rreth jush, e di sepse keni vendosur t’i ndani me të tjerë këto të dhëna”.

“Ishte informacion që njerëzit e kishin vënë në Facebook publikisht”.
Dhe këto justifikime mund të sinjalizojnë se si do të shkojë dëshmia që do të japë më 11 prill në Kongres Mark Zuckerberg, mbi keqpërdorimin e të dhënave të potencialisht 87 milionë përdoruesve nga kompania Cambridge Analytica.

“Në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e madhe e aktivitetit në platformat dixhitale, përfshirë Facebook-un, por edhe ku blihen aplikacionet, çdo gjë funksionon në bazë të rregullave që kanë krijuar vetë këto kompani. Nuk është e qartë se çfarë masash kontrolli ekzistojnë për këtë aktivitet,” thotë Joseph Jerome, i Qendrës për Demokraci dhe Teknologji.

Dhe kjo do të thotë se kompanitë e teknologjisë paguajnë një çmim relativisht të vogël për sjelljen e tyre të keqe.

“Komisioni Federal i Tregtisë ishte në gjendje t’i vinte një gjobë Google-it, por gjoba ishte vetëm 20 milionë dollarë, një shumë që më duket se është rreth gjysma e të ardhurave të një dite të kompanisë. Pra, gjobat janë një humbje normale që ndodh kur bën biznes”.

Ai biznes ende përfshin transferimin e të dhënave të përdoruesve tek kompanitë që krijojnë aplikacione. Pavarësisht nga mungesa e transparencës, Sandberg i prezanton qëllimet e gjigandit të mediave sociale si fisnike.

“Ne besuam në një botë ku njerëzit mund të ndajnë dhe të përjetojnë gjërat së bashku, por nuk i menduam thellë rastet e keqpërdorimit”, tha ajo. Por kur të vijë e mërkura, atyre u duhet të mendojnë më shumë.


        
 
Next Post

Rritet numri i viktimave nga sulmi me armë kimike nga regjimi në Siri

Në ditëlindjen e Jonida Maliqit, shkëlqen…Lori Hoxha

Brooklyn Beckham ndahet nga Chloe Moretz, kapet mat me një tjetër bukuroshe

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In