• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, August 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kuvendi rrëzon sot dekretet e Ilir Metës për Ligjin anti-shpifje: Reagon reporteri për Shqipërinë në PE

January 30, 2020
in Aktualitet, Debat

Ligji anti-shpifje është kthyer në një nga çështjet më të nxehta që ka shkaktuar një debat të gjatë jo vetëm mes partive politike në vend, por ka sjellë edhe reagime të ndryshme nga ndërkombëtarët. Pas miratimit, ligji i anti-shpifjes shkoi në Presidencë, ku nuk u dekretua nga Ilir Meta.

Në arsyetimin e tij për të mos dekretuar kalimin e këtij ligji të miratuar në Parlament, kreu i shtetit deklaroi pak ditë më parë se shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, duke shtuar se paketa anti-shpifje shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Po ashtu, sipas Metës ligji në fjalë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese e po ashtu shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Por gjatë kësaj jave, ligjvënësit kanë rrëzuar dy dekretet e presidentit Ilir Meta, më konkretisht dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 91/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”” dhe “Për kthimin e ligjit nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Por kundra miratimit të paketës anti-shpifje kanë dalë edhe ndërkombëtarët, të cilët njëzëri deklarojnë se ky ligj i jep AMA-s kompetencat e gjyqësorit. Reporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian David Lega deklaroi ditën e djeshme përmes një postimi në Twitter, se miratimi i tyre rrezikon çeljen e negociatave.

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, tha David Lega.

Next Post

Tentativa për të rikthyer PD te skenarët rusë: Berisha merr zemër pas pushimit të hetimeve për aferën e CEZ! Kërkon tym e kaos për rrëzimin e Ramës

Befason Myslim Murrizi: Shqipëria do të kthehet në një azil për pleqtë e vendeve të tjera!

“Është bërë pjesë e një pakti politik"! Korab Lita shpërthen në akuza ndaj Rudina Hajdarit: Do e denoncoj!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved