• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Betohet në Presidencë Doloreza Musabelliu, anëtarja më e re e SPAK

February 1, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandat 9-vjeçar. Ditën e djeshme në institucionin e Presidencës u zhvillua ceremonia e betimit, ku në prani të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi dhe kreut të SPAK, Arben Kraja, prokurorja më e re e SPAK u betua para presidentit Ilir Meta.

Kreu i shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores Doloreza Musabelliu, e cila e konsideruar si “gruaja e hekurt” e drejtësisë u konfirmua nga vetingu me shumicë votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale. Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues, të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut. Doloreza Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtronte funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh, por pas shkrirjes së saj ajo kandidoi për të qenë pjesë e SPAK.

Doloreza Musabelliu është prokurorja e parë që ka hetuar Emiljano Shullazin në vitin 2007. Në atë kohë, prokurorja Musabelliu kërkoi 18 vite burg për Shullazin. Musabelliu ka hetuar edhe çështjen e avionit të pilotuar nga Guido Guidi, i cili u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Ishëm, por që prokuroria nuk vërtetoi nëse me të do të kryhej trafik droge, pavarësisht pretendimeve dhe dyshimeve. Dy vjet më parë, prokurorja Doloreza Musabelliu ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të dyshimta të biznesmenit të hidrosanitareve Nikolin Janina, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, apo e njohur si “Porcelanosa”.

Janinës iu bllokuan 4 milionë euro, pasi Spanja lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të si të përfshirë në trafik droge. Në pronat e bllokuara janë 4 banesa e 2 garazhe në Tiranë, 1 banese në Vlorë, tokë në Drimadhe, Porto Palermo, Llaman e Himarë. Gjithashtu Doloreza Musabelliu ka hedhur për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, ndërsa ka në dorë dosjen Toyota Yaris me miliona euro të sekuestruara në Durrës. Prokurorja ka qenë e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet dypalëshe, kryesisht në fushën e trafikut. Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.


        
 
Next Post

40 kandidatë në garë për kreun e BKH, në listë 25 policë, 1 prokuror dhe juristë: Eduart Merkaj më i favorizuari

Kryeministri Rama publikon videon dhe jep lajmin e mirë që në mëngjes: Larg dora e njeriut nga...

PS rrit presionin për shkarkimin e Presidentit! Meta publikon foton me mikeshën e tij Sashën: Përpiqet të kamuflojë frikën që e ka pushtuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In