Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp është pyetur nëse do e jepte dorëheqjen nga posti që mban për shkak të zhvillimeve politike. Meta u përgjigj duke thënë se do jetë në detyrën e kreut të shtetit deri me 24 korrik 2022.
“Së pari është përgjegjësia ime ti qëndroj atij betimi që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemrën në Kushtetutë deri në datën 24 korrik 2022. Se cfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e shohin gjithë shqiptarët.
Po të bënte gjëra më të mira, s’do largoheshin nga Shqipëria 8 shqiptare, kur nga Serbia largohet një serb. Nuk ekziston asnjë mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe nga detyra e misioni i tij për te mbrojtur kushtetutën”, tha kreu i shtetit.