Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur dje sulmeve të presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka nisur një proces akuzash dhe goditjesh ndaj mazhorancës dhe Parlamenti, ndërsa dje erdhi dhe reagimi i parë i shefit të qeverisë Rama ishte i ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, ku deklaroi se tani nuk i bën më çudi asnjë lëvizje e presidenti.
Sipas tij, këto janë reagime ciklike. Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, Rama u shpreh se nuk do të ketë. Po ashtu, shefi i qeverisë tregoi e si do të administrohen fondet për tërmetin.
-Ju dëgjova të citonit kurani gjatë konferencës në Bruksel, duket se arritët ti bindnit të gjithë. Njiheni si një punëtor i vjetër dhe nuk ju thonë jo. Si ju pritën në Bruksel si Edi Rama jo si kryeministër?
Gjithçka në të gjitha nivelet më pritën shumë mirë, edhe institucional si kryeministër por edhe si Edi Rama.
-Pse përziet donacionet me kreditë?
Për shumë arsye, por si rezultat i edukatës së marrë që i vogël fare kur prindërit e mi më thoshin mos kërko asgjë përveç librave dhe kurrë nuk ia kam shtrirë dorën asnjërit. Por për Shqipërinë jam i gatshëm të bëj gjithçka. Është patjetër shumë pak herë e mundur aman është e sigurt që Shqipëria sot ka një mundësi fantastike. Ndihma nga shtetet e tjera ishte një lajm fantastik, jo i mirë. Por çka unë mendoj se është më e rëndësishme është mënyra se si fus te njerëzit mendime me suksese. Shqipëria shquhej si një vend që merrte borxh,por prej disa kohësh nuk merrte më. Janë kombinim i granteve me kredi, por kredia nuk është me të njëjtat kushte dhe të njëjtat instrumente se ata që marrin lart e poshtë. Ne jemi të inkurajuar nga kjo. Fokusi do të jetë te ekonomia. Jemi në kushtet që ta shtyjmë përpara ekonominë. Nuk dua të zgjatem shumë, por nëse Shqipëria do të ishte refuzuar për negociata të jeni të sigurt që nuk do të kishte marrë atë që mori dje nga Franca.
Nëse do të ishte ashtu nuk do të kishim marrë këtë mbështetje. Pse duhet tu thuhet kjo shqiptarëve sepse nuk është e vërtetë që Shqipëria është refuzuar. Problemin që Franca ka me ne për azilkërkuesit nuk e shmangim dot. Mjafton për të kuptuar që qëndrimi i Francës nuk ka qenë për Shqipërinë. Nuk është një mënyrë për të ulur qeverinë në sytë e tyre për të thënë gjëra të pavërteta. 24 vende Danimarka, Gjermania, Suedia, Italia etj nuk kanë sensibilitet ndaj problemeve që këtu trajtohen si të mëdha. Është politikë e brendshme e këtyre vendeve dhe unë nuk e di do çelen apo jo negociatat. Unë e kam dëgjuar prej tyre dhe e kam thënë që do çelen negociatat. Pavarësisht se ne do bëjmë progres, pavarësisht se OFL është jehonë dhe do të jetë shumë e fortë në argumente, do të zgjidh problemin mes tyre për zgjerimin.
-Skepticizmi është i lartë, por si do të kontrollohet masa e financimeve?
Nuk është e vërtetë që ne nuk do dilnim dot për kafe nëse do merrnim, 300 apo 400 milionë. Ne kemi bërë punë me laps jo me vesh dhe nëse e vutë re unë u ndjeva krenar për prezantimin që u bë aty që ishin nga fillimi në fund përfaqësues të Francës apo Gjermanisë. Nga pikëpamja e shpjegimeve ndikoi në kredibilitetin e kërkesës tonë. Unë u ndjeva shumë krenar, me prezantimin e ministrit të Rindërtimit. Ne e kemi nisur nga zero dhe kemi shkuar tek 1.15 miliardë. As në planin optimist nuk e kemi menduar se do të mblidhen kaq para. Skenari ishte që do merrnim 400 milionë euro grante dhe kredi. Skenari ynë optimist ishte 600. Kjo shifër është përtej suksesit. Ne i kemi bërë kalkulimet dhe planet e ndërtimit, nga zero deri të një plan optimist. Ne do të ktheheshim nga Brukseli duke marrë frymë lirisht nëse do kishim marrë 80 mijë grante. Skenari i frymëmarrjes së lehtë ishte ky. Skenari ynë optimist ishte 600, nëse ne do të shkonim në 130 grante dhe pjesa tjetër deri të 60 kredi. Kjo është përtej suksesit. Unë e mirëkuptoj që do ngrihen pikëpyetje si do menaxhohen, por nëse i keni vënë re prezantimit të ministrit të Rindërtimit nuk ishte prezantim i qeverisë shqiptare ishte një tërësi instrumetarsh që ishin konsoliduar nga donatorët. Nëse nuk ndodhin, ata nuk japin asnjë qindarkë kredi. Ata kanë nevojë për garanci dhe ata kërkojnë kush janë instrumentet e ekzekutimit të fondeve.
Ne nuk do ekzekutojmë asnjë qindarkë, jo vetëm të BE por edhe të shqiptarëve. Kemi ndërtuar një mekanizëm për transparencën dhe komiteti ynë shtetëror i rindërtimit do të ketë në përbërje përfaqësues të donatorëve. Opozita është e zënë me punë të tjera. Ne do të kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, do të jenë vetë ata që dhanë paratë.
-Po me negociatat çfarë do të ndodhë?
Ne do të hymë në një proces ku s’janë 9 po 900 kushte. Çelja e negociatave nuk janë si tryezat e mia me Lulin, që më duhen pak orë që të bind Luli. Jo negociatat nuk janë si këto tryezat, negociata janë një proces i stërmundimshëm me kushte-kushte, shumë kushte. Ato nuk fillojnë sot dhe vazhdojnë lisho pastaj, janë me pjesë me kapituj. Gjermani jo vetëm që do tha po, por i tha gjithë Këshillit Europian që të thoshte po. Çdo të thotë “po” dhe çdo të thotë kushte të Gjermanisë. Do të thotë që të hapen negociatat dhe në momentin që hapen këto negociata, nga po-ja e Këshillit Europian fillon puna për një konferencë ndërqeveritare, ulet qeveria shqiptare, ulet edhe qeveria e BE. Tani nga konferenca kalojmë tek kapitulli, 1, 2 , 3, 23 apo 24, sa kapituj janë. Patjetër kushtet janë këto, unë për këtë i dua negociatat, që nga kushtet e negociatave të ndërtojmë një shtet funksional. Duke thënë urime zoti kryeministër, je shumë i besueshëm kur thua haram zoti kryeministër, sepse njerëzit që janë matanë atij ekrani dhe na shikojnë dhe besojnë shumë më tepër kur thonë dike një di të thotë edhe gëzuar edhe haram, dhe kjo është arsyeja pse humbet opozita, sepse nuk din të thonë asgjë përtej haramit. Ne do të fillojmë, po punojmë, brenda pak ditësh hapet gara ndërkombëtare. Kam folur për banesat individuale të atyre që banojnë në fshat, që janë në çadra dhe të cilët presin të fusin kokën në shtëpi, do të fillojnë të gjitha brenda këtij viti totalisht, dua që ata të bëjnë vitin e ri 2021 në shtëpi Edhe shkollat, janë pjese e axhendës që qeveria e kishte vendosur që do të bëheshin si me donatorë si pa donatorë.
-SHBA-të dhanë pak në krahasim me të tjerët, duke dhënë 5 milion dollarë, pra s’kanë besimin të madh tek menaxhimi, mund te lidhet kjo me faktin qe një ministër shumë i përfolur që ju e hoqët dhe tani e keni rikthyer, apo mund të lidhet me një legjendë që qëndron se këto fonde mund të jepen me PPP, pra ka një mosbesim ndaj qeverisë suaj?
Unë kam Zahon që pret atje për datëlindjen e motrës, SHBA nuk shquhen për zemërgjerësinë për dhënie fondesh në raste të tilla. Ne prisnim më pak nga SHBA, në mënyrën që ata e kanë qasjen e tyre. E dyta akademinë e transparencës e kam kërkuar unë nuk e kanë kërkuar ata, kam vajtur dhe u kam thënë, e di shumë mirë që ju keni një qasje tjetër ndaj donacioneve, i thash ju lutem shumë dua që në programin e USAID të bëjmë një sëitch nga një shumë e parashikuar më tutje ta sjellim sot dhe me ju dua që të ndërtojmë një akademi transparence që do të kontrollojë të gjitha procedurat dhe e treta këtë e tha vetë përfaqësuesi i SHBA. Kështu që legjendat i krijoni ju , i komentoni ju, tani doni që t’i komentoj unë. Të gjithë ata që jetojnë në çadër se janë ne fshat dhe se nuk lenë dot fermën dhe nuk shkonin në hotel, do te shohin punën në oborrin e tyre, ose do jenë nën çati,ose do shohin që po punohet që të hyjnë në çati.
-Kur parashikoni që do të zhduken pasojat e këtij tërmeti nga ata që janë prekur nga ky tërmet?
Unë i kam thënë këto që brenda vitit 2021 apartamentet në qytet ose kanë përfunduar ose do jenë duke u përfunduar, pra punë do jetë në proces.
-A do të dëmshpërblehen të gjithë? Apo vetëm për ata të pastrehë? Pra po ata që kanë dy shtëpi?
Janë disa kategori, por sipas dëmeve, raportin se kemi bërë në e kemi bërë në Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, ka dëmshpërblime në para për ata që kanë dëmtime, ata që kanë humbur shtëpinë do marrin shtëpi.
-Nëse unë kam dy shtëpi një në Durrës e një në Tiranë do marrë dy apo një?
Nuk jam i sigurt për këtë, jam i papërgatitur në këtë pikë, raportin nuk e kam bërë unë personalisht që të deri në këtë detaj. Të gjitha apartamentet në Durrës kanë filluar të meremetohen. Pastaj këtyre te kamurve të Tiranës që i është çarë një mur nuk është shqetësimi im që ta di unë çfarë bëhet me ta.
-Kur do vinë paratë e para dhe kur do vinë të fundit?
Janë procedura standarde. S’jam fare në panikun se kur do vinë, sepse ne jemi gati edhe sikur mos të vinë fare. Edhe sikur ata ti tërheqin e të thonë që patëm një mesazh nga opozita shumë e besueshme shqiptare që këto para s’do te menaxhohen mirë.
-Të flasim pak dhe për këtë klimën politike…
Nuk kam asnjë të dhëna nga klima politike, nga kriza politike. Por nuk kam asnjë çudi. Janë konfuzione ciklike që shfaqen hera herës. Nuk është asgjë e panjohur, thjesht ndryshon teksti i këngës.
-Do e shkarkoni Presidentin apo do iu shkarkojë ai juve?
Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.
– Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?
-Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.
-Është më i miri…
Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.
-Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..
Ku e ka popullin ky, në WhatsApp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë.