• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gati hapja e negociatave, BE nis diskutimet për metodologjinë e re të zgjerimit, Gjermania thirrje për dritë jeshile ndaj Shqipërisë

February 26, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Shtohen sinjalet pozitive për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian diskutuan dje metodologjinë e re të zgjerimit, e cila është propozuar tanimë nga Komisioni Europian. Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, tha para takimit se, metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar kësisoj shpresat për Shqipërinë. Takimi u mbajt në Bruksel, por ata nuk morën një vendim përfundimtar,

kjo pasi ekzekutivi nuk ka përfunduar ende raportet vlerësuese për reformat e Shkupit dhe Tiranës. Sakaq në rendin e ditës të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së ishin parashikuar diskutime të zgjeruara për samitin e ardhshëm të liderëve dhe marrëveshjen e ardhshme të bllokut me Mbretërinë e Bashkuar.

Raportet për Shqipërinë
Ndërkohë që pranvera po afron, shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po shtohen dita ditës. Marsi do të jetë muaji ku BE do të japë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me të dyja vendet. Por gjasat janë që përgjigja të jetë pozitive, kjo pasi shumica e shteteve janë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. E vetmja që nuk i tha po vendit, ishte Franca, por edhe ajo tani ka ndërruar qëndrim ndaj Shqipërisë si dhe faktoi atë që ishte thënë më herët, se Franca kishte problemet e saj të cilat vinin nga problemet e vetë BE. Por me metodologjinë e re të zgjerimit ndryshoi edhe qëndrimi i Francës. Sakaq raportet vlerësuese për të dy vendet duhet të publikohen javën e ardhshme, mes dy dhe pesë marsit. Vlen të theksohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kriteret formale, ndaj dhe autoritetet shpresojnë se ato do të merren parasysh në favor të fillimit të negociatave gjatë këtij viti.

Gjermania pro negociatave
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, tha para takimit se metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Të dyja vendet si Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, që janë të vendosura të kalojnë të gjitha reformat e nevojshme do të mirëpriten për bisedimet e pranimit. Parashikueshmëria është thelbësore për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë me rajonin. Europa duhet të përmbushë angazhimet e saj”, u shpreh Roth. Sakaq Holanda, Danimarka dhe Franca ende nuk e kanë dhënë një përgjigje të saktë, pavarësisht ndryshimeve që ka bërë Makron në deklaratat e tij të fundit. Me rëndësi do të jetë vendimi i Parlamentit holandez pas publikimit të raporteve vlerësues për përparimin e reformave. Në Bruksel, por edhe në Tiranë dhe Shkup ka më shumë optimizëm për fillimin e negociatave pasi kreu francez Emmanuel Macron tha se Parisi do ta heqë veton nëse raportet vlerësuese janë pozitive.

Holanda qëndrim kundër
Sakaq Holanda vijon ende të jetë e lëkundur dhe të mos e japë dritën jeshile për Shqipërinë. Dje ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së tha se kriteret ende nuk janë përmbushur. “Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drita jeshile vjen kur të përmbushen kriteret. Për Holandën, Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezultate”, tha Blok për mediat./SOT/ARBJONA ÇIBUKU

Next Post

U v.ranë vëlla e motër! Postimi prekës i Dom Gjergj Metës: U tronditëm! Çfarë kobi! Si t'u a shpjegosh vajzave të vogla?!

Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb në moshë të re babain

SPAK zbardh detajet! Alarm në politikë: SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për Byronë e Hetimit dhe luftën antikorrupsion

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved