• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen 9 pikat kryesore të opozitës për administratën zgjedhore, propozon që të ketë ende emra të emëruar nga politika

10/03/2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Opozita propozon depolitizim të administrimit të votimit dhe numërimit, duke ruajtur balancimin politik. Gazeta ka siguruar dokumentin me 9 pika për administratën zgjedhore. Opozita propozon depolitizim të administrimit të votimit dhe numërimit, duke ruajtur balancimin politik.

“Një anëtar jopolitik, i emëruar nga KQZ, të jetë përgjegjës i vetëm për administrimin e votimit. Kur është e nevojshme të merren vendime, ato merren nga komisionerët politikë, që do të emërohen në raportin 3:3, qeveri-opozitë. Rastet e vendimmarrjes në komisionet e votimit janë të pakta. Pjesa më e madhe e ditës së votimit nuk është vendimmarrje, ndaj roli i anëtarit jopolitik është vendimtar në depolitizimin e votimit”, thuhet në 9 pikat e opozitës. Më tej opozita propozon që numërimi të kryhet nga zyrtarë jopolitikë, të trajnuar dhe emëruar nga KQZ. Numëruesi jopolitik ka të gjithë përgjegjësinë e numërimit.

“Partitë politike nuk do të kenë më numërues, por do të mbikëqyrin nga afër numërimin dhe do të kontestojnë çdo shkelje”, thuhet në pikën 5 të propozimeve të opozitës. Më tej një nga 9 pikat e opozitës ka të bëjë me komisionet e nivelit të mesëm. Opozita thekson se KZAZ ndjekin të njëjtin model. Komisioneri jopolitik, i emëruar nga KQZ, do të menaxhojë procedurat ligjore, theksohet në 9 pikat e opozitës, si dhe përgjigjet për zbatimin e ligjit. Më tej shtohet se partitë do të kenë anëtarë në mënyrë të balancuar. “Për të parandaluar dhe eliminuar parregullsitë në votim, propozohet futja e rinumërimit të detyrueshëm të 10% të kutive nga KQZ.

Nëse nga rinumërimi dalin probleme, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e kutive të tjera në KZAZ ku dalin probleme”, thuhet në pikën 8 të propozimeve të opozitës së bashkuar. Ndërsa pika e fundit, pika 9 e propozimeve të opozitës thekson se nëse rinumërimi ndryshon rezultatin, numëruesit dhe komisionerët përgjegjës ndëshkohen dhe dërgohen për ndjekje penale. Pra shkurtimisht opozita e bashkuar propozon një model miks të administrimit zgjedhor që garanton zbatim rigoroz të ligjit nga komisioneri jopartiak, i cili mban përgjegjësinë disiplinore dhe penale në mënyrë të individualizuar, si dhe ruan aksesin e balancuar të partive politike dhe besimin e tyre në vendimmarrje. Por garanton ndërhyrjen ligjore për të zhbërë parregullsitë dhe manipulimet në votim dhe numërim.


        
 
Next Post

SPAK del me njoftim zyrtar për Llallën, ish-Kryeprokurori kreu 3 herë fshehje pasurie, dosja e tij në dorë të Gjykatës së Posaçme

Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë që në mëngjes kreut të ILD-së: Zbardhet çfarë diskutuan me Artur Metanin

Bashkia Tiranë mbledh Shtabin e Emergjencave, gjoba kush abuzon me çmimet, dezinfektim autobusëve dhe masa për martesat

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved