• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA nuk bindet nga vendimi i Kurtit për taksën: Po përpiqet të blejë kohë!

March 21, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Qeveria amerikane i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Një burim brenda Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shihen si mënyrë për të blerë kohë.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për SHBA-në. Pse të presim? Kjo duket sikur mënyrë për të blerë kohë. Qëndrimi ynë është se tarifat duhet të largohen plotësisht sepse ato dëmtojnë ekonominë e Kosovës”, ka thënë ky zyrtar amerikan.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të marrë të premten nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Facebook se “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.

Kuri mes tjerash ka thënë se deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga Qeveria e kaluar e Kosovës në nëntor të vitit 2018.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar vazhdimisht zbatimin e kësaj mase.

Së fundmi, disa senatorë amerikanë kanë thënë që nëse Kosova nuk heq tarifën dhe nuk është e përkushtuar plotësisht për paqe, SHBA-ja duhet të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së trupave nga Kosova.

Ky qëndrim është përkrahur edhe nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Taksa është përmendur si arsyetim edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës për prishje të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përvec pakënaqësive për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqje graduale të kësaj mase.

Për këtë arsye, Mustafa ka përmendur nisjen e procedurave për mocion të mosbesimit kundër qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.


        
 
Next Post

Donald Trump: Trajtimi i Covid 19 mund të bëhet me ilaçet kundër malaries dhe ebolës

Tërmet i fortë pranë kufirit tonë, lëkundjet ndihen në Shqipëri

Mjeku Vasali i LSI flet përçartë kur akuzon qeverinë : “Numri i testeve shumë i ulët”! As sa Greqia dhe Koreja nuk jeni

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In