• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga sot nis një testim i ri për Covid-19 në Shqipëri

April 7, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se, Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të të vdekjeve nga të prekurit nga COVID-19.

Tomini duke folur për ‘Ilva Now’ theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien.

Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.

“Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi znj. Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Mënyra ekzakte e procedimit ende nuk është përcaktuar por pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes. Nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Për rastin e Shkodër, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të numrit të të prekurve, Tomini tha se kjo lidhet me disa faktorë ku arsyeja kryesore është thyerja e rregullit të distancimit social.

Por, nga ana tjetër ajo shtoi se dy vatrat e reja të të infektuarve, të krijuara nga pjesëmarrja në një ceremoni të organizuar ditët e fundit, janë izoluar.

Duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat për distancim fizik, shefja e Epidemiologjisë shtoi se, nga mos respektimi vihet në rrezik jo vetëm sistemi shëndetësor.

Ndërsa nga ana tjetër, Tomini tha se, pritet që brenda dy javëve të nisë rënia e numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Kemi bërë parashikimin tonë standard, jemi në nivele të pritshme. Presim që në ditët në vijim të kemi të njëjtën tendencë dhe javën e pestë të shënojë kthimin rënie”, deklaroi Tomini.

Next Post

A po ndryshon perspektiva e energjisë së pastër për njerëzimin?!

Qeveria pezullon tenderin ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës

Kina regjistron ditën e parë pa viktima nga COVID-19, 32 raste të reja të importuara

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved