Ilir Meta ka treguar një detaj shumë interesant, që e bashkon me kryetaren e LSI, njëherazi dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Në një intervistë për Star Plus TV, ai është shprehur se të dy mbajnë në sfond portretin e Shënjtores Nënë Tereza, sidomos në këtë situatë kritike të krijuar nga Covid-19.
Kreu i Shtetit nuk ka nguruar të citojë edhe një shprehje të saj, duke e cilësuar si një mesazh për aktualitetin.
‘Unë dhe Kryemadhi kemi Nënë Terezën në sfond, sepse ajo është në zemrën e çdo shqiptari dhe jo vetëm.
Ajo është në mëndjen dhe zemrën e mbarë njerëzimit. Edhe më pëlqen shumë një shprehje e Nënë Terezës: ‘Të mos e gjykojmë njërit tjetrinpafund, sepse nuk na ngelet kohë për ta dashur njëri-tjetrin’, tha Meta.