Sot, personeli i Urgjencës në Lezhë refuzoi shpërblimin që qeveria ka dhënë për muajin mars, me argumentin se nuk është mbajtur premtimi për shpërblimin prej 1000 euro.
Në fakt ky shpërblim nuk është premtuar nga qeveria për asnjë urgjencë dhe repartet taraume apo sëmundjesh të tjera të momentit por vetëm mjekëve infeksionistë që po luftojnë për të shpëtuar jetë nga kthetrat e Covid-19-ës
Por doktori që i ka hambur busulla dhe bluza e bardhë, moralisti pa moral, ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama se po përçan shëndetësinë shqiptare, se nuk do që të paguajë shpërblimin duke përdor politikisht një gënjeshtër në kohë të vështirë.
Mes të tjerash Vasili pohon se Rama gënjeu bluzat e bardha, ndërsa thekson se miliardat për koncesionet me oligarkët nuk i kursen.
Statusi i plote i numrit dy te LSI:
Kryeminister turp, qe perçan shendetesine shqiptare se nuk do te paguash shperblimin!
Kryeminister turp qe ju ha djersen dhe ju mohon shperblimin mjekeve dhe infermiereve, qe po perballen me pandemine ane e mbane vendit!
Kryeminister turp qe i genjeve dhe ju kursen mjekeve shperblimin dhe nderkohe nuk kursen miliarda per koncesionet dhe oligarket!