• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një shëtitje në boshllëk

May 1, 2020
in Blog

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një turne pranveror në Shqipërinë jugore dhe juglindore. Është një turne i pazakontë, ku presidenti nuk shkon të takojë dot popullin, se ai është në karantinë, por shkon që ta shikojë populli, se ai mund të lëvizë.

I ka zënë me radhë fshatrat nga Skrapari në Përmet, Kolonjë, dhe sot ka shkuar deri tek piramida 17. Nuk di ku mund të ndalet nesër. Ndoshta tek pika e Vidohovës, apo në Liqenin e Prespës.

Por është e sigurtë se do ta vazhdojë udhëtimin e tij në një vend fantazëm, ku të gjithë po përpiqen me shpirt në dhëmbë të respektojnë karantinën.

Duket se përpjekja kryesore e presidentit është të prodhojë një lajm.

Muaj më parë, në një boshllëk të tillë, prodhonte lajme duke dal në foto me mace, me qen, apo duke u ngjitur në male me Çim Pekën.

Kryesisht në veri.

Ishte koha që donte t’iu tregonte revolucionarëve, se do t’i dilte zot Bjeshkëve të Berishës. Ishte koha kur shumica refuzoi dekretin e tij për 13 tetorin dhe nisi procedurën për shkarkimin e tij. Dhe lajmi që prodhoi ishte perceptimi që ai kishte probleme psikologjike.
Tani është në boshllëkun e tij të dytë. Boshllëkun që i jep paqja e përkohëshme me Qeverinë për shkak të pandemisë. Kjo paqe i ka mërzitur shumë heronjtë e revolucionit, që u duket vetja pa udhëheqës, duke mos e llogaritur Lulin si të tillë.

Dhe ai tani e ka nisur udhëtimin nga vendlindja e tij. Me sa duket është duke u thënë se tani do punoj për “bjeshkët e veta”.

Por përsëri nuk po e marrin seriozisht.

Asryeja është shumë e thjeshtë. Presidenti duhet të bëhet i rëndësishëm, duke u bërë i dobishëm për detyrën që ka, jo për planet që ka.

Turneu i tij pranveror në kulmin e izolimit të vendit, është karshillëk ndaj njerëzve që nuk lëvizin dot nga shtëpitë dhe që po përpiqen të respektojnë masat e rrepta të Qeverisë.

Udhëtimi i tij dhe relaksimi nëpër male, thjesht u kujton shqiptarëve, atë që u mungon, dhe po ashtu, që presidenti nuk është si ata.

Ai mund të lëvizë lirshëm për qejf, të bredhë në male, të marrë tamponin i pari, se dyshon se ka takuar dikë të infektuar, dhe të shkojë deri tek një piramidë kufitare.

Në një situatë kur presidenti është figurë serioze, kjo gjë mund të ngjallte revoltë. Për fatin e tij të keq, ai as revoltë nuk arrin dot të ngjallë me këtë.

Përsëri nuk e marrin seriozisht. Në kohën e “armikut të padukshëm” ai është një udhëtar po aq i padukshëm për sytë e shqiptarëve.

Next Post

“Nuk janë manipuluar shifrat”! Tritan Kalo: Tek ne ka ndodhur një raport që nuk e ka bota

Nga aeroporti, te Orikum-Dukat: Kriza nuk prek projektet në Vlorë

Kushtetuesja i përgjigjet ashpër kërcënimit të Kurtit: Mos prek pavarësinë, respekto vendimet

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved