Kryeministri Edi Rama ka marrë ankesa nga qytetarët të cilët i kanë shkruar në profilin e tij lidhur me pagat e luftës, hapjen e kufinjve e deri tek situata e vështrië në fshat. Rama u është përgjigjur disa prej tyre ku specifikisht u ka bërë me dije me shifrat e pagave të luftës të shpërndara.
“Ndihma si këtë herë s’janë dhënë kurrë ndonjëherë”, thotë Rama kur një kometues e nis pyetjen duke e akuzuar se gënjen për pagën e luftës.
Komentusi: Bej pyetje kur do hapen rrugët dhe pse gënjen për pagën e luftës se asgjë s’po na jepni thuju tregtarëve te tregu në laprak taksat i mer po pagat e luftes ku janë
Edi Rama: Pagat e luftes jane aktualisht ne xhepin e rreth 150 mije njerëzve dhe po vazhdojnë
Komentuesi: Ne punonjësit e Albatransit nuk jemi paguar as për shkurt dhe mars dhe as me pagesen e luftës jam vet i katërti me qera dhe për ndihma nuk bohet fjalë
Edi Rama: Drejtohuni konkretisht tek tatimet zotëri jo me komente të përgjithshme këtu!
Komentuesi: Kur disa marrin ndihma dhe disa jo. Ka familje qe s’janë në asnjë lloj skeme. Se janë vetëpunësuar si tregtar ambulant.
Edi Rama: Ndihma si këtë herë s’janë dhënë kurrë ndonjëherë
Komentuesja: E njëjta gjë që përsërit gjithmonë u bëre bajat me këto përgjigje po të mos isha unë do ishte bëre tragjedia e madhe. Asnjë gjë s’kishte për të ndodhur si me ty dhe pa ty.
Edi Rama: S’ke faj jo, se erdhi nga qielli mbrojtja jo nga qeveria!!!
Komentuesi: Zoti kryeminister dil shiko njehere nëpër fshatra skanë bukë populli me ngrënë nga kariget nuk shifet gjë kalo këtej ata te bashkise ndajne nga 1 kg vaj e sheqer vetëm me të njoftur se per te tjeret hiç.
Edi Rama: Fshatrat e Shqipërise i shoh e i njoh më mirë se sa çdonjeri prej jush, sepse ma ka dashur detyra dhe te siguroj që je gabim!
Komentuesja: Ju lutem à mund ti bëni një pyetje zotit kreminister kur do te hidhen leket për pagën e luftës për Ata persona qe janë të papunë ju lutem
Edi Rama: Janë hedhur rreth 150 mije dhe vazhdojnë, ndërsa ti nëse ke një ankesë konkrete drejtohu tek tatimet me fakte jo me komente të përgjithshme
Komentuesja: Hap kufijntë se kemi 2 muaj ne Suedi. Air Albania nuk bashkëpunon me kompani te tjera qe te koordinohen fluturimet.
Edi Rama: Air Albania nuk mbulon dot boshllekun e nje dynjaje kompanish te tjera!
Komenteusi: Ti thu me marr pagën e dytë ne s’kemi marrë asnjë gjë të lutem shikoje pak edhe ne njerëz jemi popull jemi
Edi Rama: Mos fol me NE po nëse ke një ankese bëje konkretisht tek tatimet