Nga Akil Ylli
Dje me rastisi, t’mos isha ne shtepi gjithe diten, dhe u ktheva vone, nga ora 9 e darkes. Hapa laptopin si zakonisht, kur ç’te shoh: Kishte ndodhur hataja!
Me thane te drejten u shqetsove, me shkoj ndermend, mos do kishte te lenduar, o larg qofte, ndonje tragjedi. Por fatmirsisht, asgje e tille.
Pasi u qetsova, fillova te kerkoj me endje, per te gjetur xhevahiret e kesaj kauze komedi, e ndertur per te provokuar tragjedi. Nga deshira e madhe qe pata, hapa dhe postimet me vidio, nje praktik, qe e refuzoj gjithmone. Dhe bera mire. Ooo, çu kenaqem, o Loni!
Vidion e pare qe hapa, ishte ajo e rrenimit te Teatrit. Me ndolli ndjenjen e frikes, kur mendova, qe ne ate ndertese, kishte patur njerez, qe rrinin breda. Ishte mbreslense menyra si u shemb. Mjaftoj nje mbeshtje e koves se adromes, qe te shkermoqej, si skeleti i nje mumje. E tmershme!
Mua, me eshte dhene mundesia, ta shikoj ate, jo si spektor ne salle, por si ai qe e ka pare gjithçka nga brenda. Gjendja e tij, ngjante me ca hardallina te medha ne Shkoder, qe shteti i asaj kohe, i kishte pershtatur si banesa, me shume familje. Mbresat qe te linte, i merrni vet me mend. Teatri i Shkodres ne krahasim me te, ngjante si mbretror.
Nje Dreq e di, se çi shtyn, te rendin drej kauzave, boshe! Ne perballje me kete mister, shtegu qe te çon tek zhgjidhja, eshte ai, qe ata kane nje deshire te paperballueshme, per ti rene murit me kry. Nuk ju jep asnje turbullim perplasja. Ne vend te trunit, n’kry duhet te kene airbeg.
Tek i degjon te ulerasin, “jane kriminele, po shkatrrojne trashigimnine kulturore” te rikthehet ne kujtese delli shkatrimtar i Shqupit, qe nga teoria e zero, te “tOk e xAnuN” e deri te ajo e marrjes se pushtetit, me dhune. Per çfare trashgimie flasin kto mo!? Mos valle eshte veper e Berninit, Sinanit, Fidias. S’mund te quhet trashigimi, nje ndertese e projektuar nga nje italian, me mure llaçi e listele, dhe pllaka zdrukthit. Si ka me pas memorje, llaçi i perzim me tallash! Te ishin gjalle ata, emrin e te cileve po e shperdorojne, per te nxitur kaos, perveç ndonje loti nostalgjik, do te ishin njerezit me te lumtur. Pushofshin ne paqe!
Po ç’gjeta tjeter, qe ja vlen te permedet. Pa dyshim, asin e komedis politike, gjysem Robin Hudin. Ndersa te ngujuarit ishin ne pike te hallit, frymezuesit i bie ora, gjithmone 12. Aksioni i policis kishte filluar ne 4.30 te mengjezit, ndersa Lulashi u paraqitet aty, kur dielli ishte ngritur dy hostene. Mandej per ato çfare foli, eshte me mire ti leme me nje ane, sepse ai soj ligjerimt, eshte i demshem per shendetin mendor.
Pash edhe Krymadhen. Megjithse me ate nuk ja vlen te meresh, po per dreq, s’ke nga ja mban. Eshte numri dy i opozites. Ne keta kemi. Nuk mund ti shkembejm me klering, sepse s’ti kemben kush, as me pleh organik. Te pakten ajo, ndryshe nga Lulashi, kur e lajmeruan per prishjen, e mori mundimin te shkoje deri atje.
U pa qe zbriti nga makina. Pas pak hapave, me sa duket u zhbllokua nga hezitimi dhe vendosi te vrapoje. Nga pesha e silikonit, ai veprim atletik, e humbi krejtesisht elegancen, Ngjante me nxitimin e nje kacabuni. Mendova, tash po bahet nami. Po do ti, kur e shoh, tek ecte me hap te qete, shoqerur nga dy zonja policie. E habitshme, ajo eshte e njohur, per shperthimet histerike! Si shkoj fati i amaneteve, s’patem fat ta mesojme!
Me intervisten ulur ne shesh, manifestoj nje konglomerat ngerçesh mentale. Nga injoranca ne errucion, pyetjes se nje gazetari, ju pergjegj, “do ti ha veshin Edi Rames”. Nen pushtetin e mitomanis, mori trajtat e Zotit Krisht, dhe u shpreh para mediave, se ishte gadi te kryqezohej para Skenderbeut, per te lare mekatet e te gjithve. Mekatet e kujt? Pu, puuu, kjo eshte me rende, se i shoqi! Ai heroizmi, e frenon brenda kufijve etnik!
Gjeta dhe diçka, qe e meriton te varet ne kornize. Deklaraten e Shpetim Idrizit. Sipas Timit, Kyçi i suksesit te Edi Rames, qendronte ne pa burrerin e tij, sepse ai, si i pa ndere qe eshte, ka çfrytezuar rastin, kur perkrahesit e opozites, po hanin gjithe lezet syfyrin. Oiii, oiii, oiii!
Per ti dhene ngjyra “nderkombtare” reportazhit, po dal jasht kufijve tane, dhe hidhem ne gjysme shtetin tone te dyte. Atje pashe nje deklarim te zotit Albin, qe me qendrimet e tij, te krijon pershtypjen, qe bashkpunon me triangolin e opozites. Kishte perdor te njejten rren si ata, ate te ruajtjes se trashgimtaris kombtare. Kurse mbyllja e deklarates, ngjante me sentecat e Nardit. “Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë. Tashti kjo fjali, a eshte produkt i kshillimit me Nardi, a eshte krijim origjinal i tij, ke te s’di ta them. Neqoftese mban autorsine e tij, politikani i te ardhmes, s’ka mbrrit hala ne Kosov!