• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çeshtja Llallate Krimet e Rënda: Pritet arrestimi i tij për katër vepra penale

April 15, 2018
in Aktualitet
        
 

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur një muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, mësohet se është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Llalla do vijojë të hetohet nga kjo prokurori dhe se siç mësohet ka shumë gjasa që ish-kolegët e tij të nxjerin në ditët në vijim, urdhër-arresti për ish-shefin e tyre, që drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme për 5 vite me rradhë.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës është transferuar tek krimet e rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për ritjen e pasurisë së tij, nëpërnjet shtetasve Gazmend Brahimaj dhe Edison Dushku.

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të rregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017, duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka kopetencat ligjore për të hetuar këtë kategori. Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale.

Hetime për Llallën është rregjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”. Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”.

Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Tashmë kjo çështje i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda./Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Çfarë po ndodh?! Treshja që kreu sulmin në Siri bën kthesën e papritur...tërhiqet

Ja përseTurqia pritet të marrë shuplakën e fortë nga BE-ja!

Sulmi i SHBA-ve ndaj Sirisë, presidenti rus Putin bën deklaratën e fortë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In