Nga Akil Ylli
Hordhise antishtet, ju dogj dhe asi i i fundit me Teatrin. Rezistoj, aq sa teatri prej qerpiçit. Lulashin si zakonisht, gjama e gjeti fjete; Kryemadhi shkoj me luge ne brez, por mbas pilafit; trimi i çartun, Neritan veremi, permes lotesh, qete, qete, me kamt e tija shkoj e u mbyll ne furginin e policis. Bllof idiotesh!
Me pas, vuuu, vuvuzelat: Dhune, terror policesk, diktature! Zhveshen gazetarin Lejlà ne brek!(ai i uli pantallonat vet) Kishedi çfare bindjet, do te kane pase keta te Aleances se Teatroshtetit! Ndoshta kane pretenduar, se helbete, artista t’mdhej, policia ju a ka borxh t’ju sjellin per shoqerim, taksi limuzin, dhe pastaj te prisnin me dere hapur, deri sa tu mbushej mendja te hipnin. Mundsisht, te siguronin
dy anet e rruges deng me popull, qe ata ti pershendesnin, me dy gishtat lart.
Po tani si do te ja bejne? Kane mbete keq. Me horizont, he per he, s’duket asnje vetetim. Terr krej. Veç, neqoftese marrin vendim, te çfrytezoje si kauza, dasmat. E vetmja shpres!
Natyrisht, per qytetarin normal, ky do t’ishte pak a shume, pasqyrimi i ngjarjeve te diteve te fundit. Mirpo ketu behet fjale, per vendin tone, ku demokracia nuk e ka mbyllur akoma ciklin e vet. Ne kemi akoma neper kembe familjen Adams ne jug e paraardhesin e tyre ne veri! Adamset e Cepanit, i kemi ne Presidenc!
Per te mbajtur gjalle shpirtin e atyre pak te hidheruarve te posteatrit, Likja i Presidences, ne çoroditje e siper, hodhi me te shpejte ne loje, kartat e reja te trukuara trash, si pasoje e nje sere simptomash psiqike.
Ngaqe i ishte çu delli fort, ne marri e siper kercenoj: Unë këta policë do i çoj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, (Qimit) të çojmë kryeministrin e ri në zyrë atje. Nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”. Popolli gangster, ooo kuu, kuu moj nane!
Ne dell e siper vazhdoj: “Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i çoj me popullin shqiptar”. Por me se duket u kujtua, qe Pugaçovi eshte jasht mode, dhe populli shqiptare, nuk eshte si ai i muzhikve te stepave, ne fillim shekullin e 20, dhe ju shkref delli, ndrroj pllake, duke shtuar, “Por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier”.
Pastaj nxorri nje variant tjeter. Jo me me ate te njohurin, “Ali Baba me 40 hajdute”, po “Ali Baba me 20 socialiste”. I mjaftonin vetem 20 deputete socialiste, qe shtetin ta hidhte ne ere, dhe ai s’bashku me ta, ta drejtonin vendin deri ne zgjedhje. Qyqja, a thu i gjen nje 20 hajna socialiste ne Parlament!?
Andej ka e vona, ndoshta ndokush e pruni n’vedi, o per nje dekik, i hasen kamt ne toke, u staku prej varianteve me Pugaçov e Ali Bab. Ose ka menduar, qe kercenimet tashme e kishin bere efektin e tyre, dhe propozoj si zgjidhje katermbedhjet pikshin, qe kishin hartuar ne Pallatin e Brigadave, s’bashku me kreret e Opozites se Bashkuar, si kush per mazhorancen, per aprovimin e Reformen Zgjedhore. I qut vallahi!
Sipas katermbedhjet pikshit, propozohej popullit shqiptare qe, Keshilli Politik per reformen zgjedhore, te transformohej ne Byro Politike. Politikanet e rruges, te fshinin nga faqja e dheut qeverin, dhe Parlamenti i zgjedhur, te ishte thjeshte si vule, per te vulosur vendimet e Byros Politike te Re. Rrofte PPSH-ja e Re!
Me pak fjale, ajka e demokracis shqiptare, e ka ndjere qe demokracin tone e mori lumi, dhe si zgjidhje ju kane afruar popullit,(ça ja jane tyj ba popullit kto dite? formatin me te perkrye te demokracis, modelin e paharruar te Byrose Politike. Pe nder, a i vine hakut politiks kta, a si vjen kush!
Por ndoshta ne fund te fundit, nuk kane edhe faj. Si ze gjumi i nates. Prej hallit, justifikohet gjithfare çmenduriet. Reformes ne Drejtesi, i kane mbetur kilometrat e fundit, per te keputur shiritin e maratones. Gijotina eshte bere gadi. Ka mbete veç, me ju fute kryt mrend!