• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor”! Myslim Murrizi denoncon Blendi Fevziun

29/05/2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, i është drejtuar sot me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe kërkon që të marren masa ndaj gazetarit Blendi Fevziu. Në letrën e tij, Murrizi shkruan se Fevziu në emisionin e të hënës, përballë presidentit Ilir Meta, është shprehur me një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur ata karagjozë.

Ai sjell në vëmendje dhe citimin e gazetarit, i cili shprehet i ashpër më deputetet e opozitës së re dhe i quan ata pa nivel dhe mizerabël. “Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar”, u shpreh Fevziu.

Letra e Murrizit

Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv. Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).

Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?

Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm. Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.


        
 
Next Post

INVESTIGIMI: Qeveria e Ramush Haradinajt loboi për ndryshim të kufijve, i pagoi 168,000 euro një kompanie me seli në Paris

Mediat greke ngrejnë alarmin: Edi Rama do t’i japë Erdoganit bazën detare të Pashalimanit

“Skënderbeu nuk mbrojti Shqipërinë”! Reagon Paskal Milo: Pse nuk del një historian të më kundërshtojë, po vajza "tralala" e Koço Kokëdhimës?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved