• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

OSBE rrëzon PD: Duhet depolitizim i plotë i komisioneve, identifikimi biometrik dhe qeveria tranzitore nuk përfshihet në rekomandimet tona

June 1, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Kreu i OSBE Bernd Borchardt, ka reaguar ditën e djeshme mbi përplasjet për reformën zgjedhore. Futja e teknologjisë dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore, ka përplasur ashpër palët, ndërsa dje është bërë publik qëndrimi i OSBE mbi kërkesat e partive politike.

PS kërkon depolitizimin e plotë të komisioneve zgjedhore, ndërkohë që PD nuk është dakord me këtë pikë. Sakaq, sa i takon kësaj çështje, që ka hapur debat në tryezën e reformës zgjedhore, OSBE mbështet mazhorancën, pra është për depolitizimin e komisioneve. “Ne e mbështetim plotësisht idenë e një depolitizimi të plotë të administratës zgjedhore, në mënyrë që të eliminohen të gjitha arsyet për dyshim dhe kundërshtim.

Politikanët dhe individët e emëruar nga partitë në administratën zgjedhore përbëjnë një derë të pasme të hapur për kontestime. Depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore i shërben interesit të qytetarëve, duke parandaluar marrëveshjet politike në dëm të zgjedhjeve të ndershme. Reforma e administratës zgjedhore është urgjente, është një ndër rekomandimet tona më të hershme. Është po ashtu urgjente pasi duhet të vihet në zbatim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili me siguri do të ketë atëherë një përbërje tjetër, do të duhet ta zbatojë më pas edhe në të gjitha nivelet e tjera dhe kjo kërkon kohë”, është shprehur kreu i OSBE.

Identifikimi biometrik

Sakaq një tjetër çështje që ka ngritur debat dhe mosmarrëveshje mes palëve është edhe identifikimi biometrik, i vendosur si kusht kryesor nga PD. Kreu i OSBE është shprehur se, në parim është i mundur, por ka shtuar sakaq se kërkon kohë për t’u bërë dhe konsensusi duhet të jetë i shpejtë. Po ashtu tha se ky nuk hyn te rekomandimet e ODIHR. “Pikë së pari, lejomëni të theksoj se tani po prekim çështje të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kjo është diçka e mundshme.

Di dy shtete pjesëmarrëse të OSBE-së, që e përdorin identifikimin biometrik. Pra, në parim, është e mundur. Nevojitet konsensus dhe ky konsensus duhet të jetë i shpejtë, pasi zbatimi kërkon kohë. Duhet bërë procesi i prokurimit, duhen përgatitur pajisjet, duhen kalibruar, duhen futur të dhënat, duhen testuar, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ditën e zgjedhjeve. Pra, shqetësimi im është koha – duhet të ndodhë shumë shpejt. Nëse vendoset, ne, sigurisht, do ta mbështetim Shqipërinë për zbatimin. Por ky është plotësisht vendim që i takon Shqipërisë ta marrë”, është shprehur Borchardt.

Qeveria teknike

Ndërkohë qeveria teknike është një tjetër propozim i opozitës, që ka ngritur debate, pasi mazhoranca është kundër. Për OSBE kjo është diçka e mundur që mund të arrihet, por ka theksuar se mungon vullneti politik për t’u bërë. Ndërkohë ka shtuar se as kjo pikë, ashtu si identifikimi biometrik, nuk është në propozimet e OSBE dhe gjithçka është në vullnet të politikës. “Kjo është përsëri një çështje, e cila kërkon konsensus politik. Deri më tani unë nuk e dalloj apo nuk e ndiej këtë konsensus. Por, sërish, ky është një vendim që duhet të merret nga Shqipëria dhe shqiptarët, dhe partitë në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Nuk ka asnjë detyrim, as rekomandim nga ne për ta bërë një gjë të tillë, por është diçka që është e mundshme”, tha Borchardt./NGA ARBJONA ÇIBUKU

Next Post

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një individ që i shërben partisë së tij, PS dhuratë pushtet absolut, PD-LSI i shpëtuan drejtësisë falë Llallës

Spartak Ngjela: Asnjë politikan nuk e do reformën zgjedhore, presidentit i sekuestrohet pasuria nëse miratohet

Vetingu ndez motorët: Ja kush janë 4 gjyqtarët që u "fillon" gjyqi në seancë dëgjimore

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved