• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të shkarkuarit nga vetingu kërkojnë të hakmerren: Ish gjyqtarja Muçmata padi pas shkarkimit për antaren e KPK që shkarkoi

June 2, 2020
in Aktualitet
        
 

Vijojnë goditjet ndaj Vetingut me padi penale. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, është kallëzuar penalisht në SPAK, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra, për probleme me pasurinë.

Hajrie Muçmata, në kallëzimin e saj, shprehet se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut. Alma Faskaj, sipas padisë, është shkarkuar si gjyqtare në Lushnje.

Gjyqtarja e shkarkuar thekson në padi se ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për t’u zgjedhur anëtar i KPK apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna. Sipas gjyqtares së shkarkuar, anëtarja e Vetingut Alma Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftësi, ku për rrjedhojë gjendjet jo vetëm në kushtet e pazgjidhshmërisë si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ka konsumuar edhe veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Në këto kushte, Hajrie Muçmata i kërkon SPAK-ut pezullimin nga detyra të anëtares së Vetingut Alma Faskaj dhe nxjerrjen e saj para drejtësisë. Zonja Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. Ndërkaq, në SPAK, po për falsifikim dokumentesh janë kallëzuar edhe dy gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari. Daci është pezulluar dhe marrë i pandehur nga SPAK për fshehjen e shkarkimit për paaftësi./Adriatik Doci


        
 
Next Post

Pas hapjes së kufirit tokësor, shumë shpejt nisin fluturimet e para drejt Vienës: Ja data e saktë!

Të gjithë nxitojnë për t'u kthyer në normalitet, nga Gjermania nis fluturimi i parë europian charter për në Kinë

Autori i njohur italian Massimo Cirri: Ku u "fshehën" 480 mijë shqiptarët e Italisë që erdhën në vitet '90

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In