• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ilir Meta nuk ndal sulmet ndaj qeverisë: Duhet të merren masa ndaj fenomenit të kanabisit, është kusht për integrimin

June 2, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Ilir Meta ka shtuar sulmet ndaj qeverisë. Edhe pse tha se do të tërhiqet nga qëndrime politike, Meta duket se e ka pasur fjalën se do të tërhiqet nga angazhimet e tij dhe do të fokusohet te zhbirilimi i raporteve që nxijnë qeverinë.

Dje ka shpërndarë në media një lajm për një raport të Qendrës Europiane të Drogërave, ku ka sulmuar qeverinë. Sipas Metës, duhet të merren masa ndaj kanabisit pasi është kusht për integrimin. “Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit”, ka thënë Meta.

Sipas raportit të EMCDDA, kanabisi i prodhuar në Shqipëri është produkt që më pas shitet në tregjet europiane. Në përgjithësi duket se pandemia e Covid-19 nuk ka ndikuar në uljen e prodhimit të kanabisit, por ka vështirësuar trafikimin e tij nga vendet e prodhimit në vendet ku shitet. Në shumë vende të BE-së është vënë re rritje e çmimit të shitjes me pakicë të kanabisit, që ka të ngjarë të lidhet me problemet në transport, shpërndarje dhe mungesën e stokut nëpër vendet e shitjes.

Në muajt në vazhdim, me lehtësimin e masave të qarkullimit dhe vazhdimin e prodhimit në vende si Shqipëria, çmimi i shitjes së kanabisit, pritet të shkojë drejt normalizimit. Që prej prillit 2020, në mesin e pandemisë, policia njoftoi se po përdor dronë, jo vetëm për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin, por dhe për identifikimin e zonave ku kultivohen lëndë narkotike dhe veçanërisht kanabis.

Next Post

“Është fakt”, Kreshnik Spahiu u drejtohet shqiptarëve me pyetjen e papritur

Deliron "askushi" Ylli Manjani, sulmon pa asnjë tagër ambasadoren SHBA dhe BE: “Zonja e Amerikës të ndalë dhunën në vendin e vet si fillim”! Zotëria i BE-së, që bën sikur po na hap rrugën, ndërsa zotëria nga Britania, nuk është as Amerikë e as Europë thjeshtë Britani!

Situata e ‘nxehtë’ politike, Gramoz Ruçi i dërgon letër Ilir Metës: "Kemi muaj që presim.."

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved