• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E trishtë/ Fëmijët refuzojnë të kalojnë Krishtlindjet me të, babai var veten

16/01/2018
in Aktualitet
        
 

Vetëvritet në ditën e Krishtlindjes 56- vjeçari, pasi fëmijët, që jetonin me ish-bashkëshorten e tij, refuzuan të kalonin festën me të. Sipas Policisë, 56-vjeçari Andrea Diamanti është gjetur i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai, ndërkohë që jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja. Prej 4 vitesh, çifti i kishte dhënë fund martesës, ndërkohë që jetonin në shtetin grek. Dy vite më parë, 56- vjeçari kishte vendosur të kthehej në Shqipëri.

Sipas të dhënave, Andrea Diamanti, për 25 vite kishte punuar si emigrant në shtetin fqinj së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, por 4 vite më para ai ishte divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes kishte vendosur të vazhdonte jetën në shtetin grek, ndërsa Diamanti kishte vendosur për t’u kthyer në Shqipëri ku edhe jetonte i vetëm.

Ai ishte rikthyer në banesën e tij, e cila ndodhej në afërsi të urës së Mborjes në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht atje ku edhe është vetëflijuar. Mbrëmjen e së hënës, 56- vjeçari është vetëflijuar, ndërkohë që ka qenë vetë vëllai i tij, ai i cili e ka gjetur trupin e pajetë.

Sipas vetë të afërmve të viktimës, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike që pas divorcit me bashkëshorten dhe gjendja e tij është rënduar edhe më tepër përgjatë javës së fundit pasi fëmijët e tij kishin refuzuar të vinin në Shqipëri që të kalonin së bashku Krishtlindjen.

Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativisht ftesës së të atit për shkak të angazhimeve të punës në shtetin helen.

Kjo ka ndikuar keq duke e rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të Andrea Diamantit, i cili përgjatë ditëve të fundit e kishte shprehur hapur te të afërmit se nuk donte të jetonte më dhe se donte t’i jepte fund jetës.

“Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu”, mësohet se ishte shprehur ai, por askush nuk e kishte menduar se ai do ta vinte në zbatim atë që thoshte. Sipas të dhënave, paraditen e së hënës, 56-vjeçari është parë nga fqinjët, të cilët i ka përshëndetur.

Por, prej orës 12:00 të mesditës, askush nuk e kishte parë dhe as kishte mundur të kontaktonte me të në telefon. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili, i shqetësuar, ka shkuar për të kontrolluar në banesë, por e ka gjetur të pajetë 56-vjeçarin, i cili ishte vetëflijuar në papafingo. Menjëherë, ai ka sinjalizuar Policinë, e cila ka nisur hetimet për rastin.


        
 
Next Post

Aksidentohet me motor patrulla e policisë, plagoset rëndë efektivi

Historia prekëse e fotografisë që po bënë xhiron e botës

Kur VIP-at dalin me të brendshme

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved