• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mos t’i biem në qafë: PD-ja do të hyjë në Parlament, se as nuk e mendon të fitojë zgjedhjet

June 6, 2020
in Debat, Kryesore

Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera Bylykbashi:

“Duke iu referuar dakordësisë, dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisioneve zgjedhore.

Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbeten siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre.

Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan…

Do fusim garanci shtesë. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë.

Sot kutitë e votimit mbushen fshatçe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti.

Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta.

N.q.s e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument.

Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo.”

Kush ka kohë dhe nuk ka çfarë të bëjë mund të qeshë me Bylykbashin. Që nuk di çfarë thotë: “U zumë për komsionet, por ato do ndryshojnë pas këtyre zgjedhjeve!!!”

Pastaj thotë që do ketë identifikim biometrik se kutitë mbushen fshatçe. Po si e shmang ky identifikim blerjen e votës? Apo ç’punë ka Bylykbashi me këto punë?

I jep ca lekë fshatarit dhe i thuaj voto kështu. Mbaroi. Të rroftë identifikimi!

Kjo avokati mjerane bie kur sheh përvojën zgjedhore. P.sh në vitin 2003 në zgjedhjet lokale, komisionerë të së majtës bllokuan një kuti në Tërbuf. Sekretari mori edhe vulën dhe iku.

Nga inspektimi në terren doli se këto absurditete kishin marrë bekimin e PS-së, nga qendra.

Si ta zgjidhë administrimi këtë punë, di gjë ky Bylykbashi që del lart e poshtë nëpër media si teoricieni i mbaruar i zgjedhjeve?

Por ta lëmë zotërinë se në fund atë rol ka. Të hedhim sytë nga viktima e vetvetes dhe personazhi komik i kësaj situate, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai nuk flet. Jo. Për të sot ka folur kryeministri që ka thënë ndër të tjera:

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD (Lul Basha PD), edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike”.

Rama tallet me opozitën, me budallallëkun e saj kolosal, me retropolitikën e saj që ka vetëm një qëllim: të marrë ca karrige në Parlament se kështu nuk shtyhet.

Këtë do edhe z. Rama, sepse është komod me një të sëmurë kronik si Lulzim Basha, që një herë në dy vjet del budallai politik i Shqipërisë.(Respublica)

Next Post

Rama merr në "mbrojtje" Bashën! Bardhi e sulmon si fituesi: U tërhoq me bisht ndër shalë! Komisionerët aty ku ishin... nga partia

Paralajmërimi që mund të hedhë në erë marrëveshjen e djeshme

Mediat e huaja, jehonë pozitive ligjit për kriptomonedhat: Eshtë më i kompletuari në Europë; Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë ‘blockchain’

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved