• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë”! Kryeparlamentarja i përgjigjet Thaçit oas akuzave të rënda: Gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime

June 10, 2020
in Diaspora
        
 

Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, duke thënë se pjesëtarë të familjes së saj, i kanë shërbyer Serbisë kundër Kosovës.

Thaçi tha se nëse ajo vazhdon të shpifë ndaj tij do të dalë edhe me detaje të tjera.

“Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, tha Thaçi në emisionin Rubikon.

Kjo deklaratë e Thaçit ka sjellë reagimin e Vjosa Osmanit, e cila përmes një statusi në Facebook ka thënë se babai i saj e ka njohur për komandant suprem, Ibrahim Rugovën dhe se për këtë ai po e shpall familjen e saj tradhtare.

Po ashtu Osmani ka thënë se “Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për gabimin e bërë kur e votoi Thaçin për president, i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës.

Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime.

Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura.

Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri atëherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tone”.


        
 
Next Post

Kryemadhi, e "vujtura" që është milionere nga biznesi "parti“ i habit të gjithë: Atë që kam vuajtur unë nuk dua ta kalojnë fëmijët e mi”!

Ishte një nga firmëtaret, Rudina Hajdari i befason të gjithë: Nuk do ta votoj marrëveshjen në Parlament, ja pse

“Jemi të fortë”! Paloku mburret me gënjeshtra: Si nuk e "hëngrëm" që komisionerë të depolitizoheshin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In