• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjykata e Lartë drejt rimëkëmbjes, Kolegji Penal zhbllokon 180 çështje, KLGJ miraton vendimet e vlerësimit për 8 kandidatë

June 19, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Gjykata e Lartë pritet që shumë shpejt të ketë kapacitetet e duhura për shqyrtimin e çështjeve. Ndërkombëtarët kanë bërë disa herë thirrje që kjo gjykatë duhet të nisë sa më shpejt punën dhe institucionet janë vënë në lëvizje. Ndërkohë ditën e djeshme është mbledhur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë bën me dije se pas rifillimit të veprimtarisë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka gjykuar në dhomë këshillimi çështjet që, për shkak të karakterit të tyre specifik, përbënin emergjencë për aktivitetin gjyqësor jo vetëm të Gjykatës së Lartë, por edhe për gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të Apelit. Kolegji Penal ka zhbllokuar 180 çështje dhe Gjykata e Lartë kësisoj po shkon drejt rimëkëmbjes.

“Në çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve. Megjithëse me përbërje jo të plotë, por duke alternuar punën edhe me gjyqtarët e dy kolegjeve të tjera, atij civil dhe administrativ, Kolegji Penal deri tani ka shqyrtuar të gjitha çështjet emergjente të mbetura pezull, (180 çështje) duke bërë që gjykimi i tyre të kthehet në normalitet, në respektim të afateve të ligjit procedural penal. Veç të tjerave, ky kolegj ka organizuar punën për fillimin e shqyrtimit të çështjeve të themelit të cilat, për shkaqe tashmë të njohura, kanë mbetur pa u gjykuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë për mediat.

Sakaq në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë, ka bërë me dije se në zbatim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, Gjykata e Lartë ka mbajtur takimin e radhës ditën e djeshme. Sipas njoftimit të gjykatës, takimi është mbajtur mes gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Komisionit të Përkohshëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it “Drejtësi për të Gjithë”. Më tej gjykata ka bërë me dije se takimi është fokusuar tek vijimi i zbatimit të kërkesave të Marrëveshjes së Mirëkuptimit. Po ashtu palët në takim kanë rënë dakord mbi disa çështje. “Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan mbi vijimin e zbatimit të kërkesave të Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje të cilat kanë të bëjnë me: Një metodologji përfundimtare për krijimin e listës së shkurtër të aplikimeve të marra në përgjigje të thirrjes për aplikim për pozicionin e Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësor ka filluar seancat dhe ka vijuar me procedurat për verifikimin e 8 kandidatëve për gjykatën e lartë. Me anë të një njoftimi për mediat, u bë me dije se KLGJ miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në këtë gjykatë për kandidatët magjistratë përkatësisht: Klodian Kurushi, Sokol Ibi, Albana Boksi, Alma Hicka, Klodiana Veizi, Manjola Xhaxho, Gentian Medja dhe Sokol Ngresi. Pritet që ky proces të marrë kohën e tij, por pritshmëritë e kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, janë që brenda vitit 2020 Gjykata e Lartë të bëhet me 10 anëtarë, nga 19 që do të duhet të ketë, sipas përcaktimeve kushtetuese në ndryshimet që u bënë në vitin 2016 në kuadër të reformës në drejtësi. Sakaq, gjatë Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kreu i këtij komisioni, u shpreh se plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë lidhet drejtpërdrejt edhe me Gjykatën Kushtetuese dhe se për këtë shkak duhet të vijojë me një tjetër ritëm./Sot/ ARBJONA ÇIBUKU

Next Post

Reforma Zgjedhore në rrezik, Ambasada Amerikane në Tiranë bën lëvizjen e radhës

Pak para takimit me Donald Trump, Vuçiç 'kërcënon' BE: Pa lëshime ndaj Kosovës heqim dorë nga...

Covid -19/ Ulet numri i të prekurve, por shënohet rritje e të shtruarve në Infektiv, MSH jep detajet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved