Kryeministri Edi Rama njofton sot se puna për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit vazhdon me ritme të larta.
Me këtë rast ai përcjell pamje nga terminali ku duket një holl me ca stola dhe një dalje drejt avionit.
Ky është terminali i një aeroporti ndërkombëtar që lidh Kukësin me… nuk dihet se kë.
Për të shkuar në Kukës ka një rrugë që e kemi paguar sa frëngu pulën por e cila nuk e justifikon ekonomikisht veten.
Vëllimi i transportit në të nuk është ai që u parashikua, ndaj edhe kemi kontratën e famshme koncesionare për të cilën pati edhe protesta.
Për në Kukës shkohet me rrugë për 1.5 orë nga Tirana dhe aeroporti aty nuk gjen shpjegim ekonomik. Çfarë tranziti mund të shërbejë Kukësi, në çfarë destinacioni të çon ky aeroport.
Për në Kosovë ka linja direkte dhe nuk ka shumë logjikë që të bësh tranzitin drejt saj përmes Kukësit. E mira e këtij aeroporti është se mund të shërbejë nesër për aviacionin sportiv nëse do të zhvillohet si sektor dhe se ai eci mirë krahasuar me të nëmurin aeroport i Vlorës.
E keqja është te shpenzimi i pajustifikuar – shpresojmë jo – dhe faktin se ai duket sikur zëvendëson dellin një qytet- një universitet të Berishës kryesministër, me dellin tjetër, një qytet- një aeroport.(Respublica)