Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i Lezhës, deklaroi se është optimist për sezonin turistik, duke parë fluksin e njerëzve gjatë fundjavës së kaluar.
“Me fundjavën që kaloi jemi optimistë, pasi Shëngjini dhe Rana e Hedhun kanë qenë plot. Shumica kanë qenë turistë nga Kosova, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo na ka bërë optimistë që edhe në vazhdim do të ketë fluks turistësh”, tha Ndreu.
Sipas kryebashkiakut të Lezhës, po punohet fort për pastërtinë e plazheve: “Po mundohemi të mbyllim historinë e papastërtisë. Shëngjini këtë fundjavë ka qenë shumë i pastër dhe do të monitorojmë javë pas jave që Shëngjini të jetë plazhi më i pastër në vend. Ka akoma vend për pëmirësime dhe kemi piketuar disa
problematika ende të pazgjidhura.
Por, jemi të gjithë në këmbë për të përmirësuar çdo pëllëmbë që mendojmë se nuk është në kushtet e duhura”, tha ai për A2