• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thaçi paralajmëron dorëheqjen dhe shkund BE: Po na diskriminon përballë Serbisë, vlerat e SHBA nuk i ulin dot me intriga e akuza false

June 30, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ashpër dje ndaj aktakuzës së Prokurorisë Speciale për krime lufte. Në reagimin e tij të parë publik, kreu i shtetit të Kosovës paralajmëroi se do të japë dorëheqjen nëse akuzat ndaj tij konfirmohen.

Nga ana tjetër nuk kurseu kritikat ndaj ndërkombëtarëve, veçanërisht Bashkimit Europian. “Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë.

Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si president i juaji dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi. Ditët e fundit është folur shumë se akuzat ndaj tij nuk janë gjë tjetër veçse një konfirmim i luftës mes BE dhe SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Edhe Thaçi dje ngriti pikëpyetje mbi faktin që aktakuza u komunikua kur ai sapo ishte nisur për në SHBA. “Rrugën ma prenë.

Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pamiratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik.

Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë. Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor? Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, tha ai.

Diskriminimi përballë Serbisë

Në fjalën e tij presidenti i dha një shuplakë të fortë drejtësisë ndërkombëtare, por dhe Bashkimit Europian sa i takon qëndrimeve ndaj Kosovës dhe Serbisë. Thaçi u shpreh se sot Kosova ende nuk udhëton e lirë, ndërsa Serbia është gati të anëtarësohet në BE. “Dikush duhet të bëjë bilancin e hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, do isha i lumtur nëse drejtësia ndërkombëtare do të aplikonte standarde të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës, fatkeqësisht jo vetëm që nuk e shoh këtë, por shoh të kundërtën.

Sot Serbia ecën në rrugën e negocimeve në BE, ne nuk kemi të drejtën për lëvizjen e lirë. Nuk shoh komplot kundër Kosovës, por është fakt diferenca mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. Presidenti u shpreh se diskriminimi ndaj Kosovës është aq i fortë, saqë nuk është çudi që në një të periudhë të afërt Prishtina të detyrohet t’i kërkojë falje Beogradit.

“Padyshim edhe ne kemi gabimet, unë i pari dhe krejt udhëheqësit në Kosovë që nuk kemi arritur të ruajnë kohezionin politik, por kjo nuk e justifikon që në 21 Kosova ballafaqohet me krimet e luftës ndryshe në Serbi. Këtë heshtje të Serbisë e bën më të rëndë heshtja e ndërkombëtarëve, jam angazhuar për paqe me Serbinë, por nuk pranoj që për eshtrat e vrara nga serbët të ketë heshtje, mos duhet që të kërkojmë falje për të zhdukurit tanë”, tha ai. Presidenti i Kosovës i cilësoi false akuzat ndaj tij, ndërsa u shpreh se është i pastër për luftën që ka bërë ndaj Serbisë.

“U drejtohem sonte nga kjo zyrë ku prej 1542 ditësh kam nderin e jashtëzakonshëm të ushtrimit të detyrës së lartë të Presidentit të shtetit tonë, Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike! Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer. Mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njëjtësuar me gjakun e bashkëluftëtarëve që humba në luftë. Është i njëjtë me gjakun e atyre që më kanë dashur e më kanë mbështetur pa kursim në këtë rrugëtim për liri dhe shtetndërtim. E në këto çaste edhe me gjakun e atyre që më kanë kundërshtuar, më kanë paragjykuar apo gjykuar ndryshe nga çfarë unë do të dëshiroja”, tha ai.


        
 
Next Post

Rama krah Thaçit për akuzat e Hagës, takime intensive në Kosovë, lë jashtë liste Ramush Haradinajn, ja detajet

Kuvendi nis sot lëvizjet për heqjen e koalicioneve, zbardhen çështjet që do të shqyrtohen në Këshillin e Legjislacionit, drafti u kalon ekspertëve

Ishte në intubim te Infektivi, mjeku i njohur e humb betejën me koronavirusin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In