• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mesazhi i papritur i Lulzim Bashës për revolucionin e pashmangshëm

July 1, 2020
in Aktualitet, Debat

Ai nuk është asfare i vështirë për t’u kuptuar. Përveçse kur e bën kinse. Shumë rrallë. Si rasti i një postimi të fundit në Twitter…

Kur një kohë kur drafti për zgjedhoren u hartua me bekimin e tij, kur flitet për mobilizim strukturash në bazë e për fitore të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Lulzim Basha, ka habitur jo pak me një postim në Tëitter, kur i rikthehet aksiomës së tij të preferuar (deri para një viti) revolucionit.

“Those who make peaceful revolution impossible will make violent revolution inevitable”, citon Basha, ish-presidentin amerikan.

E thënë në shqip: “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor do ta bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”.

Pyetja që lind është; çfarë po e shqetëson Lulzim Bashën?

Një thënie e shkëputur nga një fjalim i Kennedy në mars të vitit 1962 e risjell sot nga Lulzim Basha habit jo vetëm për kohën kur thuhet, por edhe kontekstin.

John F.Kennedy foli për revolucion në përvjetorin e aleancës për progres që atëbotë në thelb simbolizonte nisjen e një bashkëpunimi ekonomik midis SH.B.A. dhe Amerikës Latine.

Në ditët e sotme, e parë ftohtë, të ngjan asfare e kuptimtë një fjali e tillë pasi në tryezën politike (të paktën publikisht) nuk po shohim ndonjë aleancë të çfarë do lloj forme që do të deformonte apo më keq akoma përmbyste ekuilibrat politik për të shkuar më pas tek nevoja e revolucionit.

Kjo është pjesa e dukshme që edhe po na çudit. Por nën tryezë po luhet jo pak një aleancë mes mazhorancës dhe një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare për të kaluar disa ndryshime kushtetuese që në thelb ndalojnë koalicionet parazgjedhore.

Nëse kjo ndodh, atëherë shanset e PD-se për të ardhur në pushtet nuk janë aspak optimiste. Sepse në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri, PS si forcë politike ka dalë gjithnjë e para. Dhe me këtë skemë, i lind po Edi Ramës e drejta për të formuar qeverinë e mandatit të tretë me parti të tjera, nëse nuk merr shumicën

A e ka Lulzim Basha një formë paralajmërimi postimin e tij për këtë lëvizje, që kalon për miratim ose jo në fund të muajit Korrik nga Kuvendi? Kjo mbetet për t’u parë.

Ajo që dimë më siguri është se Lulzim Basha e përcjell ketë mesazh në një kohë krejt paqeje (ndryshe nga një vit më parë) ku në çdo takim si me fermerë apo investitorë, si me qytetarë apo banorë të zonave rurale ai po sillet si kryeministër, ku jep premtime për heqja taksash, ku thërret se do të anulojë vendime të qeverisë Rama sapo “të marrë pushtetin”, kur qan hallet me popullin për situatën në vend, e ku trumbetimet politike alla revolucionare të tij po duken si gjë e largët e kohës së shkuar, kur Lulzim Basha nuk doli aspak i fituar.

Rikthimi i tij tek tezat e revolucionit lë shumë pikëpyetje për kurbën politike në të ardhmen, që pritet të ndryshojë shpejt (fund korriku), atëherë kur Rama do të tentojë të bëjë lëvizjen e parë konkrete në favor të së ardhmes së tij në politikë.(SI)

Next Post

Dosja e Tahirit kthehet për rigjykim, Maksim Haxhia zbulon lëvizjen e radhës së ish-ministrit: Do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë...

“I kishte munguar infrastruktura për vite me radhë”, Rama publikon pamjet mahnitëse nga veriu i Shqipërisë (Video)

Kryeministri i Kosovës mbërrin nesër në Tiranë, zbardhen detajet kë do të takojë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved