Nga Rigels Seliman
“Profesioniste lëngaraqe! Turp për profesionistët langaraqë, që fajësojnë popullin për pandeminë e Covid-19”. Këto janë disa nga rreshta e një deklarate të lëshuar nga mjeku Petrit Vasili në adresë të profesoreshës së nderuar dhe mjekes infeksioniste, Najada Çomo. Kështu që, edhe pse nuk më pëlqen të përfshihen në një debat mjekësh, zgjodha që të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë çështje që për mua është një “skandal”.
Pak kohë më parë unë kam bërë një opinion dhe zgjodha që si referencë të kisha pikërisht pseudomjekun Petrit Vasili, që s’ka punuar kurrë në profesionin e tij dhe del e jep mend për të tjerët. Opinioni im nuk u mirëprit nga LSI-stat, ndërsa këtë të fundit më akuzuan mua se kisha bërë një shkrim të sponsorizuar. “Po është e vërtet që unë sponsorizohem dhe frymëzohem për shkrime! A e dini se kush më suportin dhe sponsorizon? Vetja ime”, ishin disa nga përgjigjet që dhashë për ata që ishin të interesuar të dinin se kush qëndronte pas shkrimeve të mia.
Megjithatë, pa humbur kohë po hyj drejt e në temë. Së pari ndihem i fyer dhe i turpëruar që Petrit Vasili ka qenë ministër i Shëndetësisë në Shqipëri dhe gjithashtu deputet. Nuk ka gjë më të shëmtuar që “nga inati që ke me vjehrrën të flesh me mullixhiun”, thotë populli.
Edhe Titi kështu është shndërruar së fundmi, ku me pafytyrësinë dhe hipokrizinë më të mëdha ka nisur sulmet ndaj mjekes së njohur, Najada Çomo. Sinqerisht kam mbetur i habitur dhe jam tejet i zemëruar që në qendër të akuzave dhe sulmeve është vënë pikërisht mjekja Çomo, të cilin e njoh qysh para disa vitesh, kohë kur ajo jepte mësim tek Departamenti i Stomatologjisë/Farmacisë dhe Infermierisë në Albania University Tiranë.
Zonja Çomo përveçse një ndër mjeket më të njohura, është edhe një qytetare e nderuar, fisnike dhe garipe, për të cilën kanë respekt të mëdhenj e të vegjël, të huaj dhe vendas. Doktoresha përveçse ka bërë mbi 20 specializime, ka marrë pjesë edhe në mbi 100 konferenca në të gjithë botën, për të cilën mirënjohja është në infinit.
Mirëpo pseudomjeku Vasili zgjodhi që të targetojë pikërisht zonjën Çomo për shkak se ai ndihet inferior jovetëm ndaj madhështisë dhe formimit intelektual të saj, por edhe për faktin se ajo ka bërë maksimumin dhe po bën për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga flama Covid-19.
Kështu që, duke e mbyllur dua të nënvizoj, madje të theksoj me të madhe se Petrit Vasili është një hipokrit serial dhe se përmes diarresë që nxjerr nga goja e tij tregon qartë se ai tashmë është një i lajthitur dhe do mbahet mend si mjeku që nuk punoj kurë mjek. Turp, turp, turp për ju zoti Vasili.