Sot u mbajt seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.
Në Kuvend u vu re se një pjesë e deputetëve mungojnë në seancë, mes të cilëve janë edhe Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko, të cilët rezultuan të infektuar me COVID-19.
Pasi deputetët rezultuan pozitiv, janë rritur masat e sigurisë në Kuvend nga frika e ndonjë infektimi të mundshëm.
Siç shihet edhe nga fotot e shkrepura nga LSA, deputetët janë të gjithë me maska vënë duke respektuar masat.