• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja sektorët që do të përbëjnë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe si do shkohet te arrestimet e bujshme

August 13, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të ketë pjesë të saj 7 dikastere. Do të jetë Kancelari, i cili do mbajë statusin e nëpunësit civil më të lartë të Prokurorisë së Posaçme. Ai mbikëqyr veprimtarinë e personelit administrativ, administron mjediset e punës, dosjet, arkivin, shërbimet mbështetëse dhe financat e Prokurorisë. Kancelari përgjigjet para Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Kancelari i Prokurorisë së Posaçme kryen funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm për Prokurorinë e Posaçme dhe është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditin e brendshëm të buxhetit të Prokurorisë së Posaçme, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të legjislacionit për menaxhimin buxhetor dhe financiar.

Do ngrihet po ashtu Sektori i Dokumentacionit. Ky sektor mbledh në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si dhe krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penale, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Pjesë e Prokurorisë Speciale do jetë Sektori i Ekspertizës.

Aty do ketë personel ekspertë që ndihmojnë në hetime dhe mund të dëshmojnë në gjyq. Ekspertët duhet të jenë të specializuar në fusha të ndryshme për të ndihmuar Prokurorinë e Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj. Prokuroria ka të paktën një ekspert kontabël dhe një ekspert të teknologjisë së informacionit. Më pas vjen Sektori i Hetimit Financiar. Ky sektor verifikon mjetet financiare dhe pasuritë e personave nën hetim dhe raporton rezultatet te prokurori i posaçëm kompetent.

Do ngrihet gjithashtu Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetimet e Përbashkëta. Ky sektor është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta.

Prokuroria e Posaçme do ketë një sektor që ofron shërbime për individët me status të posaçëm, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, përfshirë viktimat e krimeve, të cilët janë brenda kompetencave të kësaj prokurorie, si dhe për dëshmitarët në hetimet dhe çështjet e ndjekura nga kjo prokurori, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në fund do ketë dhe një koordinator për mediat.

Next Post

E pabesueshme por e vërtetë, njihuni me njeriun më të korruptuar në Kinë, që ka mbi 100 dashnore dhe 3 ton para

Paga e luftës, Drejtoria e Tatimeve jep afatin e fundit të ankesave nga ata që nuk e kanë përfituar ende

Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj, u shqyrtua me urgjencë brenda 7 ditëve/ Vijon përplasje mazhorancë - Presidencë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved