• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Historike: Detaje të reja nga marrëveshja, Shqiptarët e Maqedonisë do të bëhen edhe me Kryeministër

August 18, 2020
in Aktualitet, Diaspora

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zyrtarizuan marrëveshjen e arritur midis partive për formimin e koalicionit qeveritar.

Mandatari Zaev theksoi se marrëveshja ka për bazë një mandat katërvjeçar ku ai do të jetë kryeministër deri në fund të tij.

Por siç tha në 100 ditët e fundit, Qeveria do të udhëhiqet nga kryeministër i propozuar nga BDI, ideja e kryeministrit shqiptar që ishte pjesë e fushatës së kësaj partie.

Ai tha se faleminderon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për mençurinë, durimin dhe përkushtimin për këtë marrëveshje për të mirën e vendit.

Në vetë marrëveshjen BDI tregoi madhështi dhe virtyt për të ardhmen e shtetit dhe interest e qytetarëve dhe për suksesin e vendit. Dua të përmend se pjesë e marrëveshjes është heqja e Qeverisë teknike. Por ne si partner koalicioni jemi dakorduar që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sigurisht që ideja e tyre për kryeministër shqiptar është për ti afruar njërëzit dhe komunitetet, dhe jo për ti larguar.

“E tha edhe Zaev. Në Maqedoni ka pasur ministër të mbrojtjes, ministër të brendshëm, kryetar Parlamenti dhe kjo veç e ka përforcuar mirëbesimin midis qytetarëve. Cështja e kryeministrit mbetet një porosi për afrim dhe marrje përgjegjësie të shqiptarëve. Duhet përshëndetur edhe guximi i zotit Zaev që për herë të parë do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e Qeverisë”, theksoi Ahmeti.
Zaev veç tjerash tha se kjo marrëveshje do të marrë dritë jeshile në organet më të larta partiake të LSDM dhe BDI.

“Këtë marrëveshje e arrijmë brenda periudhës që më është ndarë mandati. Marrëveshja e shpejt po bëhet në kohën kur vendi po përballet me sfidat me Covid19 dhe sfidat e tjera.”, theksoi Zaev.

Ai shpalosi parimet e Qeverisë së re, që janë: standardi jetësor i qytetarëve, rritja e rrogave, pensioneve, investimet, vetingu, kuadrot e pastra dhe cilësore, verifikimi i origjinës së pasurisë së funksionarëve, transparencë e institucioneve dhe zvogëlimi i privilegjeve të funksionarëve, shëndetësia dhe beteja me koronavirusin, ruajtja e ambientit jetësor, zbatimi i reformave, modeli i ri zgjedhor, zvogëlimi i administratës për 20%, efikasiteti i administratës, për 3 muaj të fillojë dhe mbarojë sistemi i administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe ligjet reformatore me flamurin e BE-së, etj.

“Këto parime janë pjesë e programit të përbashkët qeveritar, që ka si bazë edhe Marrëveshjen me Greqinë, Marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi Zaev. (INA)

Next Post

“Gënjyen e s’u lodhën, vodhën e s’u ngopën”, Braçe sulmon Metën dhe Bashën: Ua kam thënë se…

Presidenti i fundit

Po kurohej në Turqi, Covid-19 i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë Lushnje

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved