• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Përse babi na rreh, ne të gjithë rrimë urtë para tij?”

22/08/2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Ai kërkon që askush mos t’ia kthejë fjalën. Ai kërkon që kafja t’i shkojë në kohë. Ai kërkon ushqim të mirë dhe ka teka kur nuk i pëlqen. Ai kërkon që t’i shërbejmë dhe t’i qëndrojmë gati tu.

Jo vetëm kaq, por ai ushtron dhunë fizike. Një vajzë e mitur kallëzoi në policinë e Kamzës të atin, i moshës 42 vjeç, i cili nga ana e tij nuk bën asgjë dhe nuk sjell asnjë të ardhur për të rritur fëmijët e tij. Sipas burimeve të gazetës Si burri me zakone prapanike, por gjithashtu edhe me nerva të pakontrolluara, u nxeh që fëmija i ktheu fjalën. Dhe për këtë e goditi me kurrizin e pëllëmbës në fytyrë.

K. Q. e fshiu gjakun që i doli pasi iu ça goja ngaqë ora e të atit iu përplas dhunshëm në fytyrë. “Vëllai më tha të ka dalë gjak, fshije në banjë motër”, citohet në denoncimin e të miturës para policisë. Fëmija tregon se babai i saj bëhej i dhunshëm çdo herë që kthente një gotë alkool, por edhe kur është esëll ai ngre zërin, duke theksuar se burri në shtëpi është ai.

U largova nga frika, shkova tek puna e mamit dhe pastaj erdha në polici tregon fëmija në prani të një psikologu.

Si ndodhi ngjarja

Burri S.Q. rezulton sipas burimeve të jetë shpallur fajtor edhe më herët për akuzën e dhunës në familje. Pas rrahjes së bashkëshortes ai ka filluar të qëllojë edhe fëmijët e mitur.

“Babi erdhi në shtëpi së bashku me një shok. Kërkoi kafe dhe sa e përgatita ua dhashë pa bërë zë. Kur shoku i tij u largua, babi më gjeti në kuzhinë dhe gjithë nerva më pyeti, – pse ma ndërpreve fjalën kur po flisja”, kujton e mitura e cila sqaron agjentin që ka mbajtur shënim ngjarjen se ajo nuk kishte guxuar asnjëherë që të fliste pa marrë leje nga i ati.

“Por ai më qëlloi me pjesën e pasme të pëllëmbës dhe ora e tij më çau buzën. Vëllai u afrua dhe avash më foli: motra të doli gjak ec e laje në banjë.

Në të njëjtën ditë, teksa fëmija po gatuante drekën për anëtarët e tjerë pasi e ëma ishte në punë, babai i papunë ka filluar nga nazet. S.Q. ka ushtruar sërish dhunë.

“Gatova makarona, por babai ishte i irrituar. Kërkoi të gatuaja ushqim tjetër. E derdhi pjatën dhe u mat të më qëllonte me pjatë. Por ndaloi. Pastaj u çua dhe më qëlloi me grusht pas koke”, shton fëmija që sipas burimeve të Gazetës “Si” i ka pyetur agjentët në prani të psikologëve: “Përse babi na rreh, ne të gjithë rrimë urtë para tij?”


        
 
Next Post

Reagojnë ashpër mediat serbe: Kundërshtarja e përbetuar e Lukashenkos, mike e shqiptarëve

Funerali i parë që mbahet në Shtëpinë e Bardhë pas vrasjes së presidentit Kennedy

Parashikimi i frikshëm i shkencëtarit: COVID-19 mund të zgjasë përgjithmonë, do të kemi nevojë të vaksinohemi disa herë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved